Gramoz Ruçi flet për “manualin” kundër shushunjave të korrupsionit

23 Nëntor 2019, 14:28Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të shtetarit, diplomatit e poetit Ali Asllanit në Vajzë të Vlorës, vendlindjen e këtij personaliteti të shquar.

Busti i Ali Asllanit është realizuar nga Skulptori i Popullit Muntaz Dhrami.

Në ceremoni ishin të pranishëm banorë të krahinës, përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë, intelektualë dhe personalitete të njohur të artit, kulturës dhe politikës.

“ Labëria ja nxjerrë burra të mendjes, penës dhe pushkës, shtetarë dhe administratorë, artistë e profesionistë, poetë dhe oratorë.

Por rrallë ndodh që në njeri të vetëm të gjenden bashkë të gjitha këto vlera e vyrtyte. Ali Asllani është njeri prej tyre.

Ali Asllani ishte një personalitet poliedrik, poet, artist, shtetar, administrator dhe diplomat i shquar.

Ai ishte një “dhuratë” e Vajzës, Labërisë dhe Vlorës për Shqipërinë.

Me veprimtarinë e tij si kryebashkiak e administrator Ali Asllani krijoi një model të shkëlqyer të funksionarit publik në shërbim të qytetarëve.

Me veprimtarinë diplomatike Ali Asllani krijoi modelin e diplomatit patriot në shërbim të interesave të larta të atdheut.

Me artin dhe poezinë e tij krijoi një udhëhartë për të ndërtuar një shoqëri me drejtësi sociale dhe një “Manual” për të bashkëpunuar me qytetarët, fisnikët dhe bujarët e këtij vendi, kundër zuzarëve, maskarenjve dhe shushunjave të korrupsionit.

Mesazhet e veprës së Ali Asllanit janë sot tepër aktuale.”, theksoi në fjalën e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

4 komente në “Gramoz Ruçi flet për “manualin” kundër shushunjave të korrupsionit”

  1. Adam says:

    Po ik more shkerdhate ay vend ka 500 vite qe prodhon bajga si ty ebejtexhi si Aliu prandaj nuk dime ku shkojme, Fatkeqesi te lindesh ne kete vend

  2. Feniks says:

    Po ti flet badiava o Gramoz,sa per konsum mediatik,se krye shushunjen ti e ke kryeminister dhe nuk ta mban ta kritikosh se fluturon nga karrigia!

  3. Kalec Dega says:

    Ha, hahahhhahahahhahahha, jam dh i tuj qesh me R ucen…Lol!

  4. Tonny says:

    Hap krahun o Moziii. Boll me 40 vjet pacavure

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje