LSI shpall “non grata” BE-në: Mjaft më me zyrtarucë të huaj, po vjedhin Shqipërinë. T’u themi njëherë e mirë jo

23 Nëntor 2019, 10:03Politika TEMA

Pasi presidenti Ilir Meta vendosi të shpallë “non grata” ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchard, partia e tij LSI, ka shkuar një hap më tej.

Petrit Vasili ka kërkuar që vetë BE të shpallet “non grata” në Shqipëri, pas një deklarate të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, sipas të cilit, Brukseli kërkoi që Maqedonia Veriore të bënte një vetting ndryshe nga ai i Shqipërisë.

Reagimi i Vasilit

Zorav Zaev, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, në një intervistë pak ditë më pare tha: “Unë e pata premtuar në zgjedhje, jo Vetting, por atë që e cilësoj njohje e së drejtës për t’u rizgjedhur e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ishte pjesë e programit. Kur mora detyrën, BE nuk dha mundësi të nisja procesin. Pse? Sepse ndoshta duhet të ndiqnin si po shkonte në Shqipëri, si do të mbyllej. Ata na thanë se nuk keni njerëz, nuk keni si të plotësoni vendet që do të mbeten bosh. Shqipëria tani nuk ka kapacitete si ti mbushe vendet e zbrazura dhe po funksionon pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë Supreme, gjë që nuk lejohet”,-përfundon Zaev. Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca më shumë “entuziazëm” ka deklaruar pak kohë më parë për Euroneës se:

“Reforma në Drejtësi është ndoshta ”perla e Shqipërisë”, jashtë rajonit apo në botë”. Po për se “perla e Shqipërisë, që ishte me aq vlerë për gjithë botën nuk u lejua të kryhej as në Maqedoninë e Veriut një vend ballkanik kaq afër me Shqipërinë edhe gjeografikisht edhe si mentalitet? Çfarë është Shqipëria për BE vend eksperimentesh? Po pse gënjejnë kaq hapur? Apo shfrytëzimi i servilizmit dhe komplekseve të inferioritetit të politikës shqiptare është një “aset” interesant për BE? Po pse nuk u mor në konsideratë nga BE rekomandimi i Komisionit të Venecias në vitin 2015 që thoshte:

“Komisioni i Venecias evidenton se zgjidhje të tillë radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shton mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin”.

Ky skandal duhet të jetë një moment reflektimi për të gjithë. Yes man-et e politikës dhe shtetit të propagandës, mund ta çojnë me kënaqësi Shqipërinë në greminë me qellimin e kapjes dhe BE duhej te kundervihej fort kesaj.Por BE zgjodhi te kunderten? Pasi Shqiperia u derrmua ekonomikisht me teorine e “çekut te bardhe” ne fillimet e pluralizmit, vazhduam me reformen e “plepave” ne drejtesi dhe tani na shesin per “perle” ate qe Maqedonise i thone absolutisht mos e bej se eshte e demshme dhe e paperballueshme per te. Mjaft më me eksperimente skandaloze ne kurriz te Shqiperise. Mjaft më me servilizma qe pasurojne zyrtarucë te huaj ne kurriz te shqiptareve. Mjaft më me pranimin e cdo budalleku si ar te kulluar vetem se nuk eshte thene shqip. Mjaft më me plaçkitjen e shqiptareve dhe zhbërjen e shtetit ne emer te reformave korruptive dhe qe kapin shtetin, por te bekuara nga ca te huaj. Eshte koha per te thene nje here e mire “Jo”!

(TemA)

16 komente në “LSI shpall “non grata” BE-në: Mjaft më me zyrtarucë të huaj, po vjedhin Shqipërinë. T’u themi njëherë e mirë jo”

  1. rroku says:

    O POPULL…. A SHIKONI…. A DEGJONI……
    U NGJALL ENVER LUGATI……
    U NGJALL…. U NGJALL….
    BRAVO DJALI I KOMISARIT….

  2. is says:

    Ore, sa % e popullsisë janë këta të LSI-së? Si shumë po flasin në emër të shqiptarëve, e nuk po lenë njeri pa bërë “non grata”.
    Jam pro ndërkombëtarëve. Me ata dhe mezi po ja dalim!

  3. Ladi says:

    Po perse I do gjuqtaret dhe prokuroret e korruptuar vacili??????

  4. Oparaku says:

    Ilir Meta hum hum Tit Vasili kam.kam.

  5. Dauti says:

    Te perzejme nderkombetaret dhe te mbajme tit hajdut shkolleshumin?

    1. Bureto says:

      Nuk besoj se ka patur dhe ka në Europë vend me sistemin gjyqësor më të korruptuar se Shqipëria. E ideuan dhe e ngritën politikanët shqiptarë të tillë pikërisht që të bënin kërdinë dhe t’u mos hynte gjemb në këmbë. Dhe është kjo drejtësi që u ka shërbyer atyre më së miri deri më sot. A ka ndodhur në Maqedoni, meqë ‘titvaso’ e merr atë për krahasim, një 26 maj 1990, një 1997, një 1998, një Gërdec, një vjedhje të hatashme në rrugën e Kombit, shitjen e hapësirës detare shqiptare dhe vrasje të të pafajshmëve në 21 janar 2011? Sigurisht që jo, përkundrazi ata akuzuan dhe dënuan kryeministrin Gruevski, akuzuan dhe kanë në proces prokuroren e përgjithshmen Staneva etj. Ndaj ndërkombëtarët nuk kanë pse nguten me Maqedoninë. Në Maqedoni, megjithëse shtet multietnik, ku mbi 20% janë shqiptarë, bie erë shtet dhe jo një të tillë si ne, ku ka politikanë që në 1997 e pataksën Vranickin, ishkryeministri austriak kur tha: Këtu nuk merret vesh kush është engjëlli dhe kush është djalli!
      Janë këto diferenca me fqinjin tonë lindor, që i detyruan ndërkombëtarët ta fillonin nga Shqipëria pastrimin, së pari të drejtësisë dhe pastaj me rradhë të politikës e më gjerë. Dhe është pikërisht kjo reformë drastike që i ka prishur gjumin mafies politike shqiptare dhe prandaj janë grumbulluar të gjithë të dëshpëruar rreth përfaqësuesve më të lartë të tyre si Berisha dhe Meta, sepse duke u ndëshkuar këta, qoftë dhe duke i larguar përfare nga skena politike, u vjen rradha të tjerëve, pra dhe “titvasove”. Kjo si hap i parë, se më vonë do kenë punë me SPAK-u. Ky po që u ka futur drithmat ndaj dhe janë bërë si të çakërdisur. Ndjejnë, shikojnë shumë afër, shfronësimin, qelinë dhe dorëzimin e pasurisë së vënë pa pushim, prej 27 vjetësh, me korrupsion shtetëror.

  6. Taraboshi says:

    Meta hum hum.Vasili me ze te dyte kum kum.

  7. mona says:

    Nese dikush deri me sot nuk ka pare fytyre kriminelash, le te shohe kete foto.

  8. shqip says:

    “Ja do behet Vlora (prona) jone, ja do behet shkrumb e hi ( lesh e li ) . He he, ja qe po dalin zbuluar, ja hoqen vete masken. Tani ky non grata i amerikaneve thote; Be non grata ne Shqiperi. . Hahaha, e bukur kjo. Kane dale fare hapur qe jane kollone e peste. Te tille si ky Vasiilliqiu, Meta me te meta, apo komsomolasit e Jales qe kendojne rreth zjarrit partizan, i gjen edhe ne Serbi. Keta jane fillo ruse te pa lekundur. Tani po bindem gjithnje e me teper qe loja Rama -Basha, paska funksionuar. Bene ç’bene dhe e nxorren jashte loje Lsi. Me siguri matematikore qe keta do ngelen jashte sistemit, pasi nuk do e kalojne prakun elektoral . Keshtu i bente karshillek Shba-ve Gedafi, Sadami, Ortega. Po te gjithe shkuan per lesh arapi. Edhe “maloku “Meta po ben shume ndertime alla Hitler,por po e zune, ja vune.

  9. Mashkullori says:

    O Idiot I certifikuar I Leshit te dhise,po kaq I trashe je sa nuk e kupton arsyen perse e penguin Maqedonine e Veriut te bente nje Veting si Shqiperia?
    Po askush more idiot,nuk mendonte se me shume se trecereku i gjyqtareve dhe prokuroreve do te dalin nga sistemi per korrupsion dhe lidhje me kriminele.Dhe per zevendesimin e tyre do te duheshin gjyqtare e prokurore me magjistrature,te cilet edhe sot mungojne ne Shqiperi.
    A e kuptoni more te rrufjasur nga trute se te gjithe gjyqtaret e Gjykates te larte ishiun te korruptuar dhe populli priste drejtesine prej ketyre?
    A e kupton se te gjithe gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese kane dale nga sistemi po dhe keta per korrupsion dhe lidhje me kriminele?
    Ja per kete arsye o idiot e penguin,jo se reforma eshte e keqe..BE dhe SHBA e perkrahin reformen edhe me keto veshtiresi te perkoheshme,por eshte nje reforme e domosdoshme per te shpetuar kete system te drejtesise,e cila jo drejtesi ka dhene,por ka marre ryshfet dhe ka dhene padrejtesi.
    Prokurore dhe gjykates te derisotem,kane ndeshkuar fukarenjte si shkeles ligji,por nuk kane gjykuar dhe ndeshkuar peshqit e medhenj,te cilet kane vjedhur,vrare,korruptuar dhe bashkepunuar me kriminele e mafioze ne kurriz dhe ne dem te popullit…
    Prandaj ne se jane “non grata” ambasadoret e BE dhe te SHBA-se jane vetem per te tillet,por jane te mirepritur dhe te mbeshtetur prej popullit…
    Erdhi koha qe te gjithe ju politqene,prokurore dhe gjykates te korruptuar,do te jepni llogari deri ne nje…Dridhuni se dimrin kini perpara…

  10. USA says:

    Tito bravo ne gjurmet e dajos manush myftiu tit Adams.

  11. PEPJA says:

    TI TIT VASILI DO DEGJUAR SE TI ISHE KANDIDAT PER KRYEMINISTER PO TA DHJEU LIKJA VURI TE SHOQEN TANI TE KA NNGELUR TE BESH GAM GAM O RROCKE.

  12. Raul says:

    Kryetare e komisionit për hartimin e referendumit pritet të emërohet strateg’ja ndërkombëtare e leshitdhise Nora Bythderrja Gjithollog’ja surratgerdalla .

  13. h says:

    Po pergatisin mbrojtjen ne gjykate.
    Na tha BE te vjedhim, qe te na ngenin kurth per te na akuzuar padrejtesisht.
    Ky eshte sul i hapur politik.

  14. Tonny says:

    Na prij o Tit Vasili

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje