Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, thotë se në konferencën për mediat, Presidenti Ilir Meta u shfaq i frikësuar, dhe këtë sipas tij e tregoi edhe ngritja e zërit.
“Mua presidenti mu duk i menderosur, një situatë frike që është munduar ta kalojë me ngritje zëri.
Ishte leximi i një komunikate në një miting.
Ajo ishte një komunikatë për shtyp që mund ta lexonte edhe zëdhënësi i Presidentit.
Është në një pozitë shumë të vështirë. Skema me Muçin i dështoi.
Ky që ne shohim këtu është Ilir Meta i vërtetë“, tha Petro Koçi.
Ndeshje gladiatorësh, këtu do thyhen koka! Presidenca mund të kthehet në bunker për tu qëlluar me top
Analisti Mentor Kikia thotë se me qëndrimet e fundit të Presidentit Ilir Meta, i cili sipas tij e ka humbur qetësinë dhe tashmë ka dalë me karta të hapura duke “valëvitur” flamurin e opozitës, tashmë qartësisht historia po zhvillohet mes dy palëve: Presidencës dhe mazhorancës
“Historia tani ka dy kampe qartësisht të pastër në qëndrimet e tyre. Jemi përpara një beteje, do të shpresoja ta quaja finale, ky politika keqqeverisëse me interesat e qytetarëve shqiptarë, është duke u përplasur mes vetes tani. Është koha ku e keqja po e gjen vet zgjidhjen“, tha Kikia i ftuar në emisionin “Pa Protokoll” në Report Tv.
Analisti Mentor Kikia e sheh si lajm të mirë që për herë të parë politika nuk po arrin marrëveshjes mes vetes, që sipas tij kanë dëmtuar shqiptarët, por më në fund janë në betejë me njëri-tjetrin.
Gazetarja Edlira Gjonaj, tha se “një nga gjërat pozitive që ka bërë Ilir Meta ka hequr nocionin e noterizimit të akteve që merren në Kuvend, ka kthyer disa ligje mbrapsh, e ka luajtur rolin që i dikton Kushtetuta. Lojën e ka bërë mazhranca në Kuvend”.
Mentor Kikia: Këtu është ndeshje gladiatorësh, ai që humb shkon në burg
Adriatik Lapaj: Ai që do fitojë do e përdorë reformën për të mbrojtur veten
Mentor Kikia: po, edhe për të sulmuar tjetrin. Kjo është ndeshje gladiatorësh dhe Ilir Meta e di që jo presidencën ta harrojë por ka telashe shumë të mëdha. Unë jam i prirur që këtë ndeshje të mos e shikoj si një të keqe.
Ne më shumë dëm kemi pësuar kur palët janë marrë vesh.
Dhe e keqja më e madhe vendit i ka ardhur kur PD dhe PS kanë arritur marrëveshje, dhe momenti që e bëjnë këtë do të thotë se e kanë ndarë Shqipërinë. Këta nuk kanë për tu marrë vesh me njëri-tjetrin, kthim pas nuk ka. Se deri ku do shkojnë nuk dihet.
A do shndërrohet presidenca në bunker ku do qëllohet edhe me top për ta nxjerrë jashtë? Këtu të mos vëmë bast.
E mira e vetme është që nuk ka kthim pas, këtu do thyhen koka, nga ato koka që jemi lutur të thyhen me kohë.
Sot është koha të mundin njëri-tjetrin, dhe ky është lajm i mirë.
Gazetarja Edlira Gjoni: Ishalla ka ndonjë luan që i ha të dy gladiatorët.
Petro Koçi: Jam dakord me Kikinë që më në fund mund të kemi emra të rëndësishëm të politikës që të shkojnë atje ku e meritojnë.
Deri më tani vetëm PS e ka pësuar. Mazhoranca ka qenë korrekte me atë që është propozuar sa i përket reformës në drejtësi.
Edlira Gjoni: Ku qëndron ku puritanizëm i mazhorancës në hilen djallëzore, në dërgimin e tre emrave për tre vakanca, ndërkohë që duhet të dërgosh 9 emra?
Me çfarë logjike mazhoranca bën këtë lojë djallëzore me shpresën që Meta do bjerë brenda?
Petro Koçi: Akuza ndaj Ardian Dvoranit, nuk është gjyq.
Kushtetutën mund ta ndryshojë vetëm Kuvendi
Avokati Adriatik Lapaj thotë se të drejtën për të kërkuar ndryshime kushtetuese e ka vetëm Kuvendi i Shqipërisë, me një nismë të ndërmarrë nga jo më pak se 1/5 e deputetëve. Edhe në këtë rast, me një votim deputetët mund t’ia kalojnë qytetarëve në një referendum, tha Lapaj, i cili shtoi se qytetarët thirren vetëm kur “politika është në ngërç”.
Avokat Lapaj tha se në leximin që ai i ka bërë deklaratës së Metës, mendon se “ndryshimi i Kushtetutës mund të jetë referendumi që Meta i ka kërkuar Presidentit”.
Por sipas tij, edhe pse referendumet e zakonshme bëhen me 50 mijë firma, në çdo rast skanohen nga Gjykata Kushtetuese. “Por përsa kohë nuk kemi Gjykatë Kushtetuese funksionale nuk ka kush e shqyrton përputhshmërinë me Kushtetutën”, tha ai.
Rishikimi i Kushtetutës është i parashikuar në netin 177.
RISHIKIMI I KUSHTETUTËS Neni 177
1. Nisma për rishikimin e Kushtetutës mund të ndërmerret nga jo më pak se një e pesta e anëtarëve të Kuvendit.
2. Asnjë rishikim i Kushtetutës nuk mund të ndërmerret gjatë kohës kur janë vendosur masat e jashtëzakonshme.
3. Projekti miratohet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
4. Kuvendi mund të vendosë, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij, që projekt amendamentet kushtetuese të votohen me referendum. Projektligji për rishikimin e Kushtetutës hyn në fuqi pas ratifikimit me referendum, i cili bëhet jo më vonë se 60 ditë nga miratimi i tij në Kuvend.
5. Amendamenti kushtetues i miratuar i nënshtrohet referendumit, kur këtë e kërkon një e pesta e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
6. Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës.
7. Ligji i miratuar në referendum shpallet nga Presidenti i Republikës dhe hyn në fuqi në datën e parashikuar në këtë ligj.
8. Rishikimi i Kushtetutës për të njëjtën çështje nuk mund të bëhet përpara se të ketë kaluar një vit nga dita e rrëzimit të projektligjit në Kuvend dhe jo më përpara se të kenë kaluar 3 vjet nga dita e rrëzimit të tij në referendum
DOLI DHE DUCJA I SHQIPERISE….. AI QE JA VURI KETE EMER ESHTE GJIGAND, E MERITON PLOTESISHT DHE ESHTE MIRE QE KETEJ E TUTJE NGA TE GJITHE DUCE TE QUHET…..
NE FAKT KY DHE FEMIJET NGA KOKA MARSHALLA I KA TAMAM FEMIJE TE DUCES.
nji funderine ,
qenie te korrutpuar ,
kerme antishtet ,
nji surrati te peshtir ,
e fshatari te degjenruar ,
i jepet oksigjen nga ijnoranca fshatare katunaro malloqire
qe qelb mediet ,
nderkohe qe diku tjeter ,ne nji shoqeri qytetare ,
do kishtee daluar se frymuari ky mut haleje
bashke me kakat anes kazanit
Bukur , nderim nazist: “Ruhm für Hitler”
Kazanit i eshte shtuar edhe kjo E.Gjoni…qe i duket sikur thote gjera te padegjuara, por ben analiza e perdor gjuhe ordinere…