Agim Kajmaku parashikoi fatin e tij, e firmosi aktin noterial përpara Prokurorisë dhe Policisë

23 Nëntor 2019, 18:19Politika TEMA

Urdhëri i prokurorit Kol Hysenaj, drejtuar Dhomës Kombëtare të Noterisë, nuk ka asnjë efekt, që do të sillte pengimin e të kërkuarit Agim Kajmaku, të lëshonte një prokurë për avokatin e tij.

Top Channel mëson se në fakt ish kreu i bashkisë së Vorës, Kajmaku, i cili ndodhet ne arrati, ia ka lëshuar prokurën për të mbrojtur interesat e tij, avokatit Isuf Shehu, disa ditë përpara se prokurori i çështjes të bënte këtë kërkesë.

Prokura e firmosur nga Agim Kajmaku mban datën 31 tetor, përpara se ai të shpallej në kërkim dhe dy javë përpara urdhrit të prokurorisë, e cila, paralajmëroi noterët me mjaft vonesë, edhe pse u duk si veprim parandalues i prokurorisë.

Në fakt, ish kryebashkiaku Agim Kajmaku, në të gjithë këtë histori hetimi, ka qenë disa hapa para prokurorisë, madje edhe vetë policisë, e cila kur shkoi për ta arrestuar nuk e gjeti në shtëpi, por u prit nga familjarët e tij.

“Vendimi përkatës botohet dhe komunikohet në fletoren më të parë zyrtare. E vërteta është që vendimi i KQZ-së për shkarkimin e z.Kajmaku, i datës 1 tetor, është publikuar në fletoren më të parë zyrtare që është ajo e datës 13. Ky lloj referimi mund t’i japë shumë lehtë zgjidhe konfliktit për akuzat e ngritura ndaj zotit kajmaku, për ushtrimin e funksioneve jashtë mandatit dhe falsifikimin e dokumentave”.

Në dosjen e prokurorisë, Agim Kajmaku, përveç akuzës së falsifikimit të formularëve, akuzohet për falsifikim të dokumentave, si dhe për ushtrim të funksioneve jashtë mandatit. Sipas prokurorisë, ditën që KQZ-ja i ka ndërprerë mandatin Agim Kajmakut, ai ka shkarkuar dy nënkryetarët e bashkisë dhe ka emëruar nënkryetarin aktual Gentian Picari, i cili po drejton bashkinë në mungesë të Kajmakut.

2 komente në “Agim Kajmaku parashikoi fatin e tij, e firmosi aktin noterial përpara Prokurorisë dhe Policisë”

  1. Zigur Qarri says:

    Edvin Escobar D’Rama deklaroi ne Vore,se Ai dhe Agim Kajmaku kishin te perbashket nje”te keqe te madhe “,ishin te dy kokfortë!
    Nuk la kriminel,hajdut,drogaxhi,injorant pa futur ne politike skizofreni.

  2. Zigur Qorri says:

    Akoma gjalle qenka ky Zigur Kari?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje