NEGOCIATAT: Rama zbulon takimin e 4 ditëve më parë në Paris

25 Nëntor 2019, 11:15Politika TEMA
NEGOCIATAT: Rama zbulon takimin e 4 ditëve më parë në Paris

Kryeministri Edi Rama tha se mos çelja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian erdhi si pasojë e politikave të brendshme dhe nismës së Francës për të ndryshuar të gjithë procesin e zgjerimit.

Më tej kreu i qeverisë zbuloi se para 4 ditësh janë thirrur 4 ambasadorë në Paris, të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut, Serbisë dhe Malit të Zi, teksa këta dy të fundit negociuan, Shqipëria dhe Maqedonia presin negociatat.

Ata tha Rama janë thirrur për dialog për mënyrën sesi sipas Francës duhet rikonfiguruar i gjithë procesi i integrimit.

“Si dëshmitar i gjithë procesit mund të dëshmoj versionin tim, që refuzimi ishte rezultat i një konflikti të brendshëm në KE që lidhet me qëndrimet divergjente mes Francës dhe Gjermanisë, dhe Francës dhe një grupi të vogël shtetesh për mënyrën se si duhet të reformohet BE.

Në Paris para 4 ditësh janë thirrur 4 ambasadorë, të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut, Serbisë dhe Malit të Zi, këta dy të fundit negociuan, Shqipëria dhe Maqedonia presin negociatat.

Janë thirrur për dialog për mënyrën sesi sipas Francës duhet rikonfiguruar i gjithë procesi. Pavarësisht se çfarë bëri Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që ka 14 vjet që pret, vendimmarrja ishte fryt i një politike të brendshme që ka krijuar një divergjencë, dhe ne e kemi humbur këtë tren të vitit 2019 në funksion të kësaj divergjencë”, tha Rama. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje