Rrëfehet e reja që shfrytëzohej për marrëdhënie intime nga "Zogu i Tiranës": Kam mbetur jetime pasi babai më vrau nënën, isha e detyruar për të mbijetuar

25 Nëntor 2019, 14:49Kronika TEMA

Në kuadër të operacionit “Your turn”, u godit një grup që ushtronte prostitucion në Tiranë.

U arrestuan 4 shtetas mes tyre edhe Hermes Nikaj ose siç njihet ndryshe me ermin Zogu i Tiranës.

Dy vajza njëra 20 dhe tjetra 32 vjeçe po hetohen në gjendje të lirë.

Pas arrestimit njëra nga vajzat  ka treguar emra konkretë që janë të përfshirë në skemën e prostitucionit në kryeqytet.

“Vajza me inicialet D.M. ka treguar se marrëdhëniet seksuale i kryente në këmbim të parave, madje deklarata e saj ka qenë e kundërt me atë të Hermes Nikajt. Ajo ka treguar se klientët me të cilët shkonte për marrëdhënie intime ia gjente Zogu i Tiranës.

E reja në dëshminë e saj, ka treguar se në familjen e saj ka edhe një histori të trishtë. Ajo ka mbetur jetime pasi babai i ka vrarë nënën”, u shpreh ajo. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje