Ishte nën rrënoja, RENEA shpëton nënën 30-vjeçare në Durrës

26 Nëntor 2019, 18:38Kronika TEMA

Forcat RENEA kanë shpëtuar një tjetër persona nga rrënojat në Durrës.

Policia njofton se është nxjerrë e gjallë një 30-vjeçare nga rrënojat e një pallati 6-katësh. Ndërkohë, rreth dy orë më parë RENEA ka nxjerrë të pajetë nga rrënojat vajzën e saj të mitur 8-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Pas shkollës së “Mjeshtërisë” në rrënojat e një pallati 6-katësh, pas 14 orë përpjekjesh, forcat speciale Renea bënë të mundur nxjerrjen e 30-vjeçares e cila është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Rreth 2 orë më parë, Renea nxorri edhe vajzen e saj të mitur 8-vjeçare e cila kishte humbur jetën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje