Viktima nga tërmeti, NATO ul flamurin shqiptar në gjysmë shtizë

26 Nëntor 2019, 17:31Kronika TEMA

Në selinë qendrore të NATO-së, flamuri i Shqipërisë është ulur në gjysmë-shtizë pas tragjedisë së ndodhur sot si pasojë e një serie tërmetesh që goditën vendin.

Në gjysmë shtizë është ulur gjithashtu edhe flamuri i Francës, pas vdekjes së 13 ushtarëve francez në Mali, pas një aksidenti me helikopter.

“Flamujt e aleatëve tanë, Shqipërisë dhe Francës janë ulur në gjysmë-shtizë, pas tërmetit në Shqipëri dhe në nderim të ushtarëve francez të vdekur në Mali”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

 

1 komente në “Viktima nga tërmeti, NATO ul flamurin shqiptar në gjysmë shtizë”

  1. Kim été says:

    Lufta është më e lehtë se tërmeti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje