"Kur dridhesh ti, ne s’bajmë gjumë Shqipni"

26 Nëntor 2019, 18:17Sociale TEMA

Kanë qenë të shumtë personazhet që kanë reaguar pas tërmetit të sotëm, ku kanë mbetur të vdekur deri më tani 20 persona.

Në një mënyrë tepër prekëse është shprehur edhe aktori Çun Lajçi, duke shkruar disa vargje vërtetë emocionuese.

Vargjet nga Çun Lajçi:

Shqipnisë sime t’luhatun

Kur dridhesh ti

Ne s’bajmë gjumë Shqipni

Se tutemi po vdes

E rrajë jetimash mbesim

Të duem edhe kur vërshohesh

Ujnash

Edhe kur digjesh

Zjarresh

Edhe kur mallkohesh nesh

Kur luhatesh

Dridhesh e përkundesh

Tërmetesh

Si zogj t’futemi n’gji

E lutemi

Vetëm ti t’mos vdes

S’bajmë gjumë kur ti dridhesh

Se veç Ty t’kemi Shqipni

21 komente në ““Kur dridhesh ti, ne s’bajmë gjumë Shqipni””

  1. Beno says:

    Respekte Çun Lajçi !

  2. mik says:

    I lumte autorit. Kena nevoje per keto vargje.
    Rrespekt.

  3. Illyria-Shqiperia says:

    ????

  4. Torino says:

    ????? faleminderit,ne keto momente edhe nje fjale e ngrohte nga secili nga ne ben pune!

  5. Liljana says:

    Po lexoja gazetat me lot ne sy, por kjo poezi me preku pa mase. Shqiperia eshte vend katastrofash, por dashuria e shqiptareve per kete toke eshte e vecante. Shtepise time ne Lac I kishte rene cimentoja ne disa vende per here te pare qysh nga viti 1969, vit kur u ndertua. Duhet te kete qene shume i forte ky termet ne krahasime me te tjeret qe kemi kaluar.
    Ngushellime te gjitha familjeve qe humben njerezit e aferm. Zoti j’ua lehtesofte dhimbjen e ju jep force!
    Ne emigrantet pavaresisht se jemi larg, shpirtin e kemi aty me ju.
    Liljana, nga Londra.

    1. Argent aliaj says:

      Mos tu plakt kurr fiala or fisnik i SHqiptaris

  6. Kuq e zi says:

    Qofsh sa malet per keto vargje zie…

  7. Qifi says:

    Ik mor burre manall. Patrioti kti timit.

  8. Lil Toronto says:

    Vargje qe te dritherojne. Faleminderit.

  9. aleko says:

    Jo vec nje artist I talentuar por dhe nje njeri me zemer te madhe.Keta I duhen jo vec ne kete dite shqiperise..

  10. Argent aliaj says:

    Mos tu plakt kurr fiala or fisnik i SHqiptaris

  11. I pagabueshmi says:

    Je thjesht i madh!

  12. Nje poesi me te vertete prekese complimenti autorit. Por kjo duhet te jete nje kambane per te gjithe ata qe e duan shqiperine vetem vetem per interrs…

  13. Adi says:

    Kto vargje te thurura kaq bukur ne gjuhen me te bukur ne bote na prekin ne shpirt dhe na bejne krenare.
    Adi,
    Canada

  14. Frangu says:

    “Kur dridhesh ti
    si zogj t’futemi n’gji” – thotë autori.
    Në të vërtetë është e kundërta: një zemër e madhe si ajo e Çun Lajçit i ka hapur dyert e shpirtit për të ledhatuar Nënën e të përkujdeset për të.
    Hallall qumështi, ZOTËRI!

  15. Arta says:

    Na emocionove , faleminderit per poezine e bukur ne kete shpirt te lenduar te shqipes tone. Jemi larg por me zemer jemi tek atdheu jone ne kete moment te rende.
    Arta USA

  16. Detari says:

    cesht ky taleban?

  17. f.m says:

    Vargje teper shprehese. Bravo

  18. f.m says:

    Vargje teper shprehese. Bravo

  19. shkodrani says:

    Neve nje mend jemi popull interesant
    por kemi nje vlere te madhe se se gjen dot kun ne bote
    Dashurin per token tone per vendin tone te mjere
    edhe pse veshtir gjen diqka te mire tek vendi yne
    prep neve e duam pa mas sie askush tjeter vendin e vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje