"Me mendje te viktimat e tërmetit të rëndë", zëdhënësi i qeverisë gjermane: Jemi në gatishmëri për të mbështetur Shqipërinë

26 Nëntor 2019, 17:47Sociale TEMA

Zedhenesi i qeverise gjermane Steffan Seibert postoi ne twitter.

“Jemi me mendje te viktimat e tërmetit të rëndë në Shqipëri dhe vendet fqinje. Gjermania ka ofruar ndihmën e saj. Një ekip i Agjencisë Federale të Ndihmës Teknike (THW) është në gatishmëri për të mbështetur Shqipërinë në kuadër të strukturës së BE-së në përgjigje të krizave”.

Sipas THW-së në gatishmëri është Njësia e shpëtimit të shpejtë për jashtë (SEEBA). „Nëse SEEBA do të thirret për ndihmë, këtë e vendos Shqipëria,”  i tha  Deutsche Welles të martën një zëdhënës i THW-së. 

Njësia e shpëtimit të shpejtë për jashtë (SEEBA) përbëhet nga gjithsej 70  ndihmës  që mobilizohen brenda gjashtë orësh. Njësia është e speializuar në gjetjen e personave të fshehur nën rrënoja duke vënë në përdorim qentë e zbulimit ose mjete teknike.

Ndërkohë edhe ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, ka shprehur nëpërmjet një mesazhi në Twitter solidarizimin e tij me popullin shqiptar.  “Mendimet e mia dhe solidaritet i sinqertë me njerëzit në Shqipëri që u goditën nga një tërmet i tmerrshëm”, shkroi politikani socialdemokrat.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama anuloi të martën vizitën e tij në Berlin, ku do të merrte pjesë në një konferencë të Fondacionit Körber për politikën e jashtme dhe multilateralizmin.  Rama do të takohej në Berlin  edhe me presidentin e Gjermanisë Frank Walter Steinmeier.

Ndërkohë një aktivitet i përbashkët i ambasadës së Kosovës dhe ambasadës së Shqipërisë në Berlin që do të zhvillohej ditën e mërkurë, në prag të festave kombëtare të Shqipërisë, është anuluar me kërkesë të Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje