Kryeministri Edi Rama ndodhet në Thumanë, në zonën më të prekur nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4.
Tërmeti deri më tani ka shkaktuar 16 viktima dhe dhjetëra të lënduar, ndërkohe që ka ende persona nën rrënoja.
Kryeministri shoqërohet nga zv kryeministri Erion Braçe dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
Banorja: Jemi tragjedi, njerëzit brenda në dhe, vëllezërithe motrat tonë që jemi rritur bashkë, nuk di se cfarë të them.
Edi Rama: Do të bëjmë çmos. Njeriu nën rrënoja mund të mbijetojë disa ditë. Të gjithë i kemi vënë kapacitet në dispozicion, do të kthehemi nuk do u lëmë vetëm.
Banorja 2: Zoti e bëftë mirë.
Edi Rama: Kush e ka fatin të jetë akoma duke marrë frymë do të shpëtojë, kush ka marrë goditjen fatale…
Banorja 3: Ne fukarenj ishim, tani u mbaruam komplet
Edi Rama: Më dëgjo pak, gocën ta kesh me jetë të gjallë. Kur të mbarojë kjo atëherë…
Banorja 4: Të lutem, dua një çadër në oborr
Edi Rama: Patjetër është detyrë e jona.