Shqipëria po kalon një periudhë shumë të vështirë së fundmi, teksa është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.4 ballë.
Deri në këto momente janë raportuar viktima të shumtë, një lajm ky që ka prekur të gjithë pa përjashtime.
Në lidhje me këtë tërmet që tronditi vendin tonë në orët e para të mëngjesit, ka folur edhe ish-lojtari i Kombëtares dhe drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare. Ky i fundit në një intervistë të dhënë për mediat italiane ka shprehur sensibilizimin e tij për popullin shqiptar: “Është një tragjedi që më ka tronditur thellësisht mua dhe familjen time, është me të vërtetë një tragjedi e madhe.
Duket se numri i viktimave është i destinuar të rritet, shpresoj me gjithë zemër të ndodhë e kundërta. Unë do të bëj gjithçka që të jetë e mundur për të ndihmuar popullin tim, do të përpiqem sa të mundem të jap një dorë.”, u shpreh Tare.
Rrespekte IGLI TARE je djal rrace , je djali ISAIT ska si te jet ndryshe , je atdhetar i vertet me breza , rrespekte ish komshiu im i vjeter tek shkolla bashkume.
ASNJE MAREVESHJE LEKESH ME POLITIKANET E MAFIOZAT ..LEKET NE DORE TE VOBEKTEVE QE HUMBEN BARAKAT E SHPIAT E VJETRA ..ASNJE LEKE APARTAMENTEXHINJVE NE PALLATET E RINJ JU LUTEM PER KETE I DASHUR..
ASNJE MAREVESHJE LEKESH ME POLITIKANET E MAFIOZAT ..LEKET NE DORE TE VOBEKTEVE QE HUMBEN BARAKAT E SHPIAT E VJETRA ..ASNJE LEKE APARTAMENTEXHINJVE NE PALLATET E RINJ JU LUTEM PER KETE I DASHUR.. ZOTI ME SHUME DO E NDRIJE E BEKOJE NFIGUREN TENDE