Tërmeti, Duka: Jemi një skuadër me të gjithë shqiptarët, le ta kalojmë këtë ditë të vështirë së bashku

26 Nëntor 2019, 12:37Sociale TEMA

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook” është solidarizuar me të lënduarit dhe familjet e tyre, teksa ka bërë apel që ta kalojmë këtë ditë të vështirë së bashku.

“Të gjithë jemi prekur fizikisht apo shpirtërisht nga ky tërmet shkatërrimtar!

Dhimbja jonë e madhe shkon për ata që humbën jetën, ndërsa solidarizohemi me të lënduarit dhe familjet e tyre.

Jemi një skuadër me të gjithë shqiptarët, le ta kalojmë këtë ditë të vështirë sëbashku! #FSHF #Shqipëria #Tërmeti #JemiBashkë”- shkruan Duka.   (TemA)

1 komente në “Tërmeti, Duka: Jemi një skuadër me të gjithë shqiptarët, le ta kalojmë këtë ditë të vështirë së bashku”

  1. Qytetar says:

    O zot …kush ban te dhembeshurin !?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje