Shqipëria po përjeton një moment të vështirë. Një tërmet i rënë rreth orës 4:00 të mëngjesit ka shkaktuar viktima dhe të lënduar.
Në Durrës ka pallate të shembura, ashtu sikurse në fshatin Thumanë pranë Krujës.
Të gjithë janë të shqetësuar, pasi numri i tërmeteve ka qenë i shumtë.
Janë të shumtë personazhet që janë solidarizuar me të prekurit nga kjo fatkeqësi.
Nuk mbeten edhe personazhet e botës së sportit.
Kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj, në llogarinë e tij në Instagram shkruan:
“I shqetësuar dhe i hidhëruar nga tërmeti që ka goditur Shqipërinë dhe Shqiptarët. Vëllezër dhe Motra, ju ruajt Allahu i madhërishëm”.