Tërmeti goditi Shqipërinë, Italia dhe Greqia nisin skuadrat speciale

26 Nëntor 2019, 09:07Sociale TEMA
Tërmeti goditi Shqipërinë, Italia dhe Greqia nisin skuadrat

Italia dhe Greqia kanë nisur me avion skuadra speciale për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e pasojave të tërmetit.

Në një postim në Twitter, Kryeministri Edi Rama shkruan: “Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi. Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale.

Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë. Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë”.

Drejt zonave emergjente janë nisur edhe skuadra speciale nga Kosova, njoftoi Rama, pas një bisede me Presidentin Hashim Thaçi.

“Janë nisur skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja. Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur në pikat ku kushtet janë më të rënda”, shkruan Rama.

1 komente në “Tërmeti goditi Shqipërinë, Italia dhe Greqia nisin skuadrat speciale”

  1. Lani says:

    O Zot ndimoje Shqiperine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje