ZYRTARE: Thellohet bilanci, shkon në 24 numri i viktimave të shkaktuar nga tërmeti

27 Nëntor 2019, 06:35Sociale TEMA

Është thelluar tragjedia në vend, si pasojë e tërmetit, me numrin e viktimave që vijon të rritet.

Momentalisht numri i tyre ka shkuar në 24 viktima.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit janë shpërndarë në zonat e prekura nga tërmeti me magnitutë 6.5.

28 persona janë shpëtuar nga rrënojat e pallateve në Thumanë dhe Durrës, por raportohet gjithashtu për një numër të konsiderueshëm njerëzish që kanë mbetur të bllokuar në rrënojat e godinave të shembura në këto zona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje