Pezullohet operacioni në pallatin 6 katësh në Durrës, dëgjohen klithma

26 Nëntor 2019, 13:07Sociale TEMA

Është pezulluar sërish operacioni në pallatin 6 katësh në Durrës. Shkak për pezullimin e operacionit është bërë pasi mendohet se ka ende persona të gjallë nën rrënoja.

Mësohet se nën rrënoja janë dëgjuar klithma dhe dyshohet të jenën nënë e bijë që po kërkojnë ndihmë.

Ndërkohë, po krijohet një rrugë aksesi që të mund të sigurojë kontakt me familjen në mënyrë që të mund të shpëtohen personat nën rrënoja.

Ndërkohë, edhe dhjetarë të tjerë dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja dhe po punohet për shpëtimin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje