Shpëtohet Ramë Lala, djali 16 vjeçar i familjes që u bllokua e gjitha nën gërmadha

26 Nëntor 2019, 14:52Sociale TEMA
Shpëtohet Ramë Lala, djali 16 vjeçar i familjes që u

16 vjeçari i cili kërkonte ndihmë nga rrënojat ishte Ramë Lala, njeri nga pjestarët e familjes e cila mbeti e gjitha e bllokuar nën rrënoja.

Djali është në gjendje të mirë shëndetësore ndërkohë nuk dihet nëse ka marrë vesh lajmin e kobshëm të tragjedisë së familjes së tij.

Ndërkohë familja e 16 vjeçarit ka ndërruar jetë nën rrenoja. Me përjashtim të së ëmës, e cila ishte për vizitë tëk e motra në tiranë dhe në momentet e tragjedisë nuk ndodhej në banesë. Vdekjes i ka shpëtuar edhe djali i Sadete Lalës, bashkëshorti i Marjetës.

Viktimat e familjes Lala:

Sadete Lala, është nxjerrë e pajetë, nëna e tre djemve që jetonin në të njëjtën banesë, e moshuara.

Ilir Lala, (ishte i paralizuar prej vitesh) është nxjerrë i pajetë, ishte beqar, i biri i Sadetes.

Griselda Lala, motra e Ramës, mendohet 15 vjeç, e pagjetur.

Marjeta Lala, nusja e djalit e Sadetes, kunata e Ilirit, nëna e katër femijëve, e zhdukur.

Emilio Lala, djali i Marjetës, i zhdukur.

Amelia Lala, është nxjerrë e pajetë, 6 vjeçe, vajza e Marjetës.

Dionis e Dionisa Lala, binjakë nën rrënoja, fëmijët e Marjetës.

 

3 komente në “Shpëtohet Ramë Lala, djali 16 vjeçar i familjes që u bllokua e gjitha nën gërmadha”

  1. Zoti tna mbroje says:

    Titull i shkruajtur nga nje analfabet i Temes.Do kete marre goditje nga Termeti……

  2. Illyria-Shqiperia says:

    Cfare fatkeqesi! 4 femije dhe nena!!!!

  3. Frangu says:

    I dashur Ztm!
    Jo vetëm titulli, por edhe përmbajtja; dhe stili, gramatika/sintaksa e madje ortografia.
    Por nuk ka faj për këtë alfabeti, e as tërmeti…
    Iu qoftë dheu i lehtë të gjorëve, Amin o Zot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje