Ministria e Brendhsme ka gjetur kohën për të dhënë një falenderim të ndjerë dhe shumë kuptimplotë për qindra gazetarë shqiptarë në terren dhe nëpër redaksi, që “non stop” kanë përcjellë situatën tragjike të shkaktuar nga tërmeti i pasmesnatës së sotme.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme Plarent Ndreca, ka bërë një falenderim të thellë për gazetarët, të cilët sipas tij përcjellin hap pas hapi dhimbjen por dhe gëzimin për çdo jetë të shpëtuar nga rrënojat.
“Sot, patjeter ka një falenderim edhe për motrat e vëllezërit tanë gazetarë, që dhimbjen tonë të përbashkët e transmetuan të vërtetë, me dinjitet, kokëulur, fjalëmatur dhe gjithë respekt.
Faleminderit që ishit në lartësinë e detyrës tuaj”, shkruan në rrjetin social sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme Plarent Ndreca.