Kosova, Italia, Maqedonia e Veriut dhe një sërë vendesh të tjera janë angazhuar për të ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë kaq të vështirë pas tërmetit.
Së fundmi edhe Bullgaria ka njoftuar se do të dërgojë një ndihmë financiare prej 100 mijë eurosh.
“Bullgaria do të dërgojë ekipe dhe pajisje shpëtimi për të ndihmuar në gjurmimin e personave të plagosur dhe të mbetur akoma nën rrënoja.
Ndihma jonë përfshin pajisje të lëvizshme, ekipe mjekësore si dhe qen për ndihmë.
Në këtë mënyrë, i gjithë moduli ndihmës është i gatshëm veprojë sipas nevojës”, njoftoi Marinov, Ministri i Brendshëm.