Pezullohet tarifa e Rrugës së Kombit: Mjetet nuk do të paguajnë deri në përfundim të emergjencës

27 Nëntor 2019, 11:41Sociale TEMA

Në autostradën Durrës-Kukës që lidh Shqipërinë me Kosovën është pezulluar aplikimi I tarifës për automjetet.

Shoqëria koncesionare që menaxhon këtë aks rrugor bën me dije se duke filluar nga 26 nëntori e deri në përfundim të situatës emergjente, të gjitha makinat (individë, shoqata, institucione të Kosovës, Shqipërisë etj.) të mobilizuara për të sjellë ndihma do të lejohen të kalojnë pa pagesë.

Që prej rënies së tërmetit, Kosova ka është mobilizuar menjëherë për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë.

Forca të emergjencave të Kosovës kanë ardhur menjëherë në ndihmë të forcave shqiptare të angazhuara në operacion ndërsa dhjetëra automjete kanë sjellë sende të nevojshme në ndihmë të të prekurve nga tërmeti. Nga ana tjetër, shumë shqiptarë të Kosovës kanë hapur dyert e shtëpive për të strehuara ata që kanë nevojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje