Pse ky kaos?

27 Nëntor 2019, 18:45Sociale TEMA

Nga Halil Matoshi

Kujdes, mos lejoni me u abuzue në emën të humanitares!?

Në një shoqni të organizume dhe në nji shtet modern, qytetarët nuk “gjuajnë” para me grusht në tavolina dhe paqeta të improvizueme, nuk u japin njerëzve pare n’dorë, por në llogaritë rrjedhëse bankare, të hapuna nga Shoqata kredibile bâmirëse ose nga Shtabet e krizës, sepse mënyra e dhurimit euforik me prapavijë politike dhe ad hoc, âsht korruptive dhe korrupton!?

Po ashtu ndihmat jomonetare do të duhej me u grumbullu nga Kryqi i Kuq i Kosovës (zyret nëpër komuna) apo Caritas-i kosovar, simas standardeve të gjithëpranueshne sanitare, në paqetime dhe me siglen e KK dhe shtetit, si dhe nga njerëz të uniformuar të organizatës.

Në këto orët e para të emergjencës, njerëzit e pa syrehë kanë nevojë për një çaj dhe nji supë të ngrohtë, për batanije e dyshekë fushor, veshje e pampersa për fëmijë, sepse mallnat tjera të konsumit nuk u duhen atyne që janë nën qiell t’hapun, stadiume e salla sportesh.

Mos abuzoni me vullnetin frymëzues qytetar, për me e ndihmu popullin e rrezikuem të rajoneve të prekuna nga tërmeti!?

Shteti ka ftyrë/imazh, ligje dhe standarde!

4 komente në “Pse ky kaos?”

  1. gurbetcari says:

    kaosi ta q…………. krejt cka ke o MUT i MADH

  2. qytetari says:

    Pse nuk mer ndonje mesim gramatike te shqipes?

  3. zaho says:

    me e sakte nuk ka vete

  4. Shqip says:

    Sa mire qe e dike qe shteti ka ligje e standarde. Atehere fillo respektoji vete i.pari. me ligj ne Shqiperi gjuha zyrtare eshte shqipja standard. Respekto dhe ti kete detyrim re kushtetutes shqiptare e mos me shkruaj me ne kete dialekt qe shemton e perçudnon gjuben e shqiptareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje