Thumana, nje tragjedi e paralajmeruar

27 Nëntor 2019, 08:48Sociale TEMA

Viktimat e tërmetit në Thumanë mund të ishin shmangur nëse strukturat shtetërore të vlerësimit të banesave do të kishin vepruar në kohë.

Gazeta “Si” mëson nga burime të sigurta pranë strukturave shtetërore që aktivizohen pas tërmeteve duke ngritur grupe pune për vlerësimin e dëmeve dhe për verifikimin nëse një godinë është e banueshme apo jo, se në periudhën gusht-nëntor 2018 janë inspektuar për sigurinë teknike dy pallatet e shembura nga tërmeti i kësaj të marte në Thumanë.

Burimet thonë se inspektimi nisi me kërkesë të banorëve që iu drejtuan pushtetit vendor pas tërmeteve të lehta që goditën këtë zonë në atë kohë, si dhe për shkak të amortizimit të godinave që janë të viteve ’80.

Në fund të këtij procesi, thonë burimet, u arrit në përfundimin se pallatet ishin brenda kushteve e parametrave të sigurisë teknike dhe u dhanë dritën jeshile banorëve për të jetuar në këta pallate.

Tërmeti i shtatorit të këtij viti që goditi vendin ishte goditja tjetër, që sipas dëshmive të banorëve dëmtoi edhe më tej strukturat e dy pallateve në fjalë.

Edhe në këtë rast, banorët u janë drejtuar autoriteteve vendore për ndihmë dhe vlerësim teknik për sigurinë teknike të pallateve.

Por, burimet e Gazetës “Si” thonë se grupet e verifikimit në terren, edhe për mungesë stafi nuk e verifikuan situatën.

“Puna u përqendrua më shumë tek identifikimi dhe verifikimi i dëmeve në zonat e prekura më fort, si në Ishëm dhe Durrës”, pohojnë burimet.

Sa për Thumanën mbetet e paqartë nëse nga tërmeti i shtatorit e deri në tërmetin e fundit që shkaktoi tragjedinë ka patur ndonjë verifikim në terren nga autoritetet, pavarësisht alarmit të banorëve.

2 komente në “Thumana, nje tragjedi e paralajmeruar”

  1. Detari says:

    mbylleni fare ate “shtet”.

  2. Flutura says:

    Si si si – gazeta – si eshte e mundur qe thua pallatet ishin te viteve ’80 dhe u shemben. Sipas teje, kur ne Shqiperi 80% e popullsise ose dhe me shume jane strehuar ne pallate te viteve 80 e shume me perpara, duhet te shembishin. Turp per kete llogjike e argument. MOS PERHAPNI PANIK TEK QYTETARET.
    Por ne foto duket qe dy pallatet e shembura jane identike dhe nuk duken si ata dy kateshet prane qe duhet te jene te viteve 80 e me pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje