Mbështetja pas tërmetit: Në më pak se 18 orë mbërrijnë 192 personel të huaj dhe 16 paleta me ndihma

26 Nëntor 2019, 19:57Sociale TEMA

Tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë mori vëmendjen dhe solidarizimin absolut të rajonit, Bashkimit Europian dhe SHBA.

Kryeministri Rama gjatë ditës bëri me dije se kishte marrë mbështetjen absolute te vendeve të BE, duke filluar nga Merkel e Macron, kupola e BE, Greqia, Turqia, Kosova, Mali i Zi etj.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se deri në momentin që flasim (ora 19:30), në më pak se 18 orë, në mbështetje të institucioneve shqiptare nga miqte e huaj kanë mbërritur 192 personel i specializuar, 27 qen për identifikimin e të zhdukurve mes rrënojave dhe 16 paleta me ndihma.

Ndërkohë, puna për gjetjen e personave të zhdukur mes rrënojave vazhdon pa ndërprerje.

2 komente në “Mbështetja pas tërmetit: Në më pak se 18 orë mbërrijnë 192 personel të huaj dhe 16 paleta me ndihma”

  1. ******************** Ju Falemiderit *******************

    Te Gjitheve …per ndihme tuaj e solidaritetin e treguar ndaj fatkeqsise qe pllakosi Shqiperine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje