Policia tha sot se në Lezhë ka arrestuar shtetasin Arian Meli.
Ky i fundit mësohet se në emër të qeverisë ka krijuar llogari në Facebook, duke mbledhur shuma monetare për dëmet e tërmetit.
30-vjecari kishte hapur një llogari me emrin “Rilindja” duke përfituar fonde nga solidariteti i donatorëve të ndryshem.
Policia theksoi sot se shtetasit që tentojnë të përfitojnë nga situata e fatkeqësisë nuk do të tolerohen.
Nga ana tjetër, ajo përsëriti thirrjen se kanali i vetëm për donacione rreth tërmetit është portali e-Albania.
Deklaratë për shtyp e Zv/drejtoreshës së përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj
Përshëndetje,
Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe në dhënien ndihmë të çdo qytetari në nevojë.
Krahas kësaj, Policia e Shtetit është duke punuar intensivisht për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e të gjithë personave, që me qëllim apo me papërgjegjshmëri po tentojnë të përfitojnë nga situata e krijuar.
Policia e Shtetit, nëpërmjet strukturave të saj të specializuara kundër krimit kibernetik, në bashkëpunim me strukturat kundër krimit ekonomik dhe financiar gjatë ditës së sotme ka evidentuar dhe goditur një rast flagrant të përfitimit nëpërmjet solidaritetit mbarëpopullor për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti.
Në këto momente, në Lezhë, është arrestuar në flagrancë shtetasi Arjan Meli, 30 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë.
Ky shtetas, nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka hapur një llogari me emrin “Rilindje”.
Në këtë faqe, ky shtetas, ka postuar një status në emër të Kryeministrit, duke u bërë thirrje qytetarëve për solidarizim duke kontribuuar në vlera monetare në dy numra llogarie, të cilat ky shtetas i kishte publikuar në këtë status.
Theksojmë faktin se numrat e llogarisë ishin llogari private të këtij shtetasi dhe se gjatë kësaj kohe të shkurtër qytetarë të ndryshëm kanë rënë pre e këtij mashtrimi duke bërë derdhje shumash të ndryshme.
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Inteligjencës Financiare dhe të sistemit bankar kanë marrë masa për bllokimin e kësaj llogarie.
Policia e Shtetit dënon çdo fenomen abuzimi në këto momente kritike për të gjithë dhe ju informon se nëpërmjet strukturave të specializuara të saj, si dhe në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese është duke punuar intensivisht për kontrollin, monitorimin e vazhdueshëm të situatës, zbulimin dhe goditjen e çdo rasti të abuzimeve me këtë situatë të fatkeqësisë natyrore.
Ashtu siç është bërë e ditur vazhdimisht nga strukturat shtetërore, i vetmi kanal unik shtetëror për ofrimin e donacioneve apo ndihmave është nëpërmjet portalit e-albania/dhuro.
Policia e Shtetit, duke shprehur solidaritetin e plotë me të gjitha familjet e dëmtuara, mbetet e angazhuar maksimalisht, në misionin e saj në shërbim të qytetarëve. Për çdo denoncim apo sinjalizim të çfarëdolloj abuzimi apo shkeljeje të ligjit, telefononi në numrin 112.
Faleminderit!
shtypjani koken malokut , si ka mundesi te besh gjera te tilla ne kete kohe fatkeqesie per mbare kombin shqiptar. na nxine fytyren keta njethundrake si puna e ketij malokut nga lezha
Aleks – Gazetat tona nuk kane status ndershmerie qe ti besojme atyre, kane dhane prova per kte. Gjithsesi, edhe nqs gazeta mbeshtetet ne nje burim t’sigurte, asht gjykata ajo qe vendos per fajsine e dikuj e jo gazetat.
Ti do t’ja shtypesh koken ketij ” maloku “, ketij nje thundraku edhe pse veprimi i tij nuk e justifikon epitetin malok apo nje thundrak ( mbasi tipa si ti konsiderojne maloke, Verioret e ” trashe ” e jo mashtruesit. Mashtruesit jane njerez te zgjuar, jo te zgjuar per mire, por per keq ).
‘ Si ka mundesi qe ti ne nje kohe fatkeqsie kombetare ‘ tenton me nda ” maloket Verior ” me pjesen tjeter ? A mendon se komenti i jot permban mendim te qyteteruar, apo kujton se ” maloket ” nuk kane epitete per njerez si puna jote ?
Asht i njohur fakti qe frigacaket dhe njerzit me mungese vlerash, shajne ne anonimitet.
O daulle malok eshte ofendim per verior e jugore … i djeg me shum atij i perket ky ofendim se ai qe exhte shpirt mire e i drejt ska lidhje me malokerine.
Lexo komentin mor karajfil.
Kurse Saliu coi njerez per mish peshku ne fund te detit.
Arian o cope muti te vafte shpirti ne sketer
Akoma nuk është tharë gjaku i viktimave dhe nuk janë gjetur akoma se janë poshtë rrënojave, ky karabush përpiqet të përfitojë me dhimbjen e te tjerëve. Sa i pa cipe, po ato janë lek te nemura o kafshe me dy këmbë. Drejtësia nuk duhet të kursehet në raste të tilla, që tu presë hovin disa tipave si ky dhe disa të tjerëve plackaxhinj që kanë ndërmend të futen në shtëpitë e hallexhinjve për të vjedhur. Të jetë e ashpër se këto lloje hienash nuk ndalen ndryshe.
plaseni brenda dhe qijeni ne byth kokrren e malokut
Malsoret apo (maloket) e veriut e treguan dhe po e tregojne ndihmesen dhe gadishmerine e tyre duke ju gjendur prane njerezve te demtuar nga termeti si dhe kane hapur dyert per ti strehuar Sa per personin ne fjale qe kerkon ne emer te viktmave me mashtrimin e tij te ndyre per interesat e veta kerkon te perfitoje nga gjithe kjo dhimbje e madhe qe po perjetojme Ky person nuk duhet te denohet me burg por ta fusin tek rrenojat dhe tja shtypin koken me blloqe betoni Ky behet nje mesim dhe per te tjeret qe lozin me vdekjen e familjareve te humbur
Malsoret apo (maloket) e veriut e treguan dhe po e tregojne ndihmesen dhe gadishmerine e tyre duke ju gjendur prane njerezve te demtuar nga termeti si dhe kane hapur dyert per ti strehuar Sa per personin ne fjale qe kerkon ne emer te viktmave me mashtrimin e tij te ndyre per interesat e veta kerkon te perfitoje nga gjithe kjo dhimbje e madhe qe po perjetojme Ky person nuk duhet te denohet me burg por ta fusin tek rrenojat dhe tja shtypin koken me blloqe betoni Ky behet nje mesim dhe per te tjeret qe lozin me vdekjen e familjareve te humbur Me vjen keq Jemi ne 2020 dhe vazhdojme fyerjet dhe ofendimet nga cdo origjine e vendit JEMI VELLEZER VERI JUG
Me vje keq te themi malok dhe lab ne jemi shqiptar dhe na dhembset SHqiperia ,prandaj ai qe i ndan ne maloke dhe leber eshte po aq anti patriot sa ai lezhian qe ha nga te vdekurit i themi na jugu.Turp te kete por nuk perfaqson Lezhen nje person
Le te forcojme duart qe parate e dhuruara te vene ne destinacion
U prefshin ne paqe te humburit nga termeti