Pas tërmetit të shtatorit dhe atij 6.4 ballë, një sizmë e re madhore në Durrës ekstremisht e pagjasë

28 Nëntor 2019, 19:54Sociale TEMA

Dy ditë pas tërmetit që ka shkaktuar të paktën 49 viktima, të dhënat historike dhe shkencore përjashtojnë pothuajse plotësisht mundësinë e një tërmeti tjetër shkatërrimtar.

Sipas Institutit Amerikan të Gjeologjisë, tërmetet ndahen në dy kategori, në ata që kanë një goditje të fortë fillimisht dhe pasohen nga pasgoditje, e kjo përbën 94% të rasteve. Rasti i dytë, tërmete në të cilët pasgoditja është më e fortë se goditja fillestare, në 6% të rasteve (pothuajse gjithmonë në 3 ditët në vijim).

Sekuenca e tërmetit të shtatorit dhe nëntorit lë të kuptohet që tërmeti i Durrësit është i pakicës së rasteve. Ajo që ndodhi në shtator, që fillimisht u interpretua si goditja kryesore, në fakt mund të ketë qenë një paragoditje krahasuar me 6.4 richterin e shënuar 2 muaj më pas.

Megjithatë, lajmi i mirë është që nuk ekziston një kategori e tretë të tërmetesh, pra nuk njihet asnjë dukuri që pas një paragoditje të fuqishme si ajo e shtatorit dhe goditjes madhore si ajo e 26 nëntorit, të ndodhë sërish një tërmet shkatërrimtar në harkun e ditëve, javëve apo muajve më pas.

E thënë ndryshe, në rastin e tërmeteve ose ka një goditje madhore në fillim, shoqëruar nga pasgoditje më të vogla ose një paragoditje që shoqërohet nga një pasgoditje më e fortë, por asnjëherë një përshkallëzim të trefishtë, pra 5.6 si shtatorit, 6.4 si 26 nëntori, e ndonjë tjetër edhe më i fortë.

Kjo konfirmohet edhe nga faqja e specializuar EMSC (Last quake), e cila në “Twitter” ka publikuar këtë status ditën e sotme: “Të gjithë miqve tonë në Shqipëri që kanë kaluar dy netë shumë të vështira, numri i pasgoditjeve është në ulje të vazhdueshme, e kjo është pikërisht ajo që pritet pas një tërmeti”.

Tërmeti i 26 nëntorit është një fenomen unik, i cili ndodh mesatarisht në Shqipëri një herë në rreth 25-30 vjet. Tërmeti i fundit i madh në vend kishte qenë në 1979 dhe pas kësaj katastrofe, do të duhet sipas logjikës po kaq kohë që lëvizjet tektonike të tokës shqiptare të prodhojnë një goditje të re të magnitudës rreth apo mbi 6 riechter.

Sa kohë do të vazhdojnë pasgoditjet? Sipas tabelës së ligjit të Omorit, që vlerëson gjasat e pasgoditjeve në rastet e tërmeteve, në muajin në vazhdim, zonat sizmike në lëvizje mund të prodhojë 350 lëvizje mbi 3 riechter, por vetëm 38 me magnitudë mbi 4 dhe në rastin maksimal, vetëm 4 rreth M5.

Shumica e këtyre goditjeve kanë ndodhur tashmë, por sidoqoftë, lajmi i mirë është që në çdo rast, dridhjet do të vijnë në dobësim e me kohëzgjatje shumë më të vogël.

Tërmeti i L’Aquilas në Itali në vitin 2009 jep një përgjigje, për vetë ngjashmëritë ekstreme që ka me rastin e Durrësit në lidhje me pasgoditjet.

Edhe L’Aquila pati një lëvizje sizmike si ajo e shtatorit. Pastaj, në 6 prill 2009, një tërmet me magnitudë 6.3 shkatërroi mbi 1 500 ndërtesa, duke lënë pothuajse 308 viktima.

Në dy ditët në vazhdim, fiks siç ndodhi në Shqipëri, u regjistruan dy pasgoditje me magnitudë 5.3 dhe 5.1. Në total, pas 6 prillit ndodhën 23 pasgoditje me magnitudë mbi 4 dhe nën 5.

Bazuar mbi këto modele, me e keqja në Durrës duket se ka kaluar. Pas pasgoditjes 5.3 të datës 27 dhe pasgoditjes 5.1 të ditës së sotme (rivleresuar 4.9), duke ndjekur parasysh edhe modelet historike e sekuencën e zhvillimit të këtij tërmeti, përjashtohet kategorikisht mundësia e një tërmeti të ri shkatërrimtar.

 

15 komente në “Pas tërmetit të shtatorit dhe atij 6.4 ballë, një sizmë e re madhore në Durrës ekstremisht e pagjasë”

  1. Buda says:

    Shume i nevojshem ky sqarim. Flm.

  2. Pajdhany says:

    Shum pordh gojore po ngjojm ne shqip.
    Genjeshtra ..
    Nji gje ben pershtypje.
    A edht ber ekspertiza e materialeve te ndertimit dhe ndertimtaris se objekteve qe u shemben? Betoni…hekuri..tulla..llaçi…
    A u moren kampjonet per ekspertiz qe te shifet cilsija e tyre lugjore?
    Ne perendim kjo behet pernjiher.
    Kur ra ura n itali menjiher ekipi inxhinjetve e specjalistve percaktoi shkaqet.
    Kurse n shqipni “shkaku” esht termeti!!
    Vetem speckalisti serb thot se keni cilsi t dobet ndertimi..dmth ndertim t jasht standarti..
    A ndertohet ura me lëpjeta?!
    Shqiptare
    Jeni trapa dhe do ta hani prap.
    Asnji analiz inxhinjero teknike e ndertimeve t demtime!!

    1. XheJ eN Bi says:

      Pajdhany….
      Më duket se të ka hyrë vetja në qejf.Na bën të zgjuarin me një koment që nuk ka asnjë lidhje me shkrimin.Këtë koment bëje te një shkrim që të flasi për temën që trajton.

      1. Artan Mema says:

        Eshte nga keta minoritaret mo burre, i paguan greku me sufllaqe, rraca te qelbura … Hyn e flet gjoja me dialekt Shqiperi e mesme. Mos pac hall se nga keta ste vjen e mira.

    2. Mostra mbledhesi says:

      Ore hajvan Paidhaqe,
      Po ne e dime qe ato ndertime jane bere ne kohen e antishtetit Berishjan kur marken e betonit te duhur dhe sasine e hekurit e llogarisnin marangozet ne Shqiperi kurse projektin ndertimor e benin mamite e maternitetit.

    3. Arkivoli says:

      Zoteri!
      Ne nuk kemi ministri Ndertimi si ne diktature,por kemi vetem ministri te Infrastruktures!
      Dhe ministre nuk eshte nje inxhinier ndertimi,por nje militante partie,qe dikur ne bashkine e Rames kishte vetem nje pune qejfi:
      -Zedhenese e bashkise!
      Tani kjo ish zedhenese bukuroshe topolake ka ne dore miliardat e lekeve qe shteti u jep privateve per tenderat,koncesionet apo PPP e rrugeve!
      Po me kontrollin e cilesise se ndertimeve kush pergjigjet ne kete shtet?
      PRIVATI!
      Ndersa kur bie termeti e shkaterron shtepite harxhet i paguan shteti!
      Po cfare mut shteti eshte ky,qe heq dore nga nje detyre e tij,qe del me vone me pasoja kolosale per vete shtetin?
      Nje shtet qe heq dore nga detyrat e tij ne sherbim te jetes se popullit si eshte i vdekur!

    4. PDrrumpalla says:

      O P- HAJVAN ME NICK TE BUKUR….. mire ne Shqipetaret jemi trapa, po ti si jo Shqipetar ne cilen katigori e fut vehten, ta them une:KAR me zyze

  3. Pano says:

    Bejeni titullin sakte. E keni lexuar permbajtjen apo jo

    1. Komentuesi pa pagese says:

      Eshte “gjuhe rilindase”. E flet lideri global. Dakordesohu.

  4. Lili says:

    Ne,inxhinjeret,e viteve para 90 ,Jo vetem qe betoni,hekuri shkonin ne laboratoret e ndertimit,por firmoseshin te gjitha punimet e padukshme si themele trare kollona e tjere nga ing.zbatimit ,brigadieri i punimeve,specialistet ne nje libreze te posacme,dhe per cdo problem dilte pergjegjesia.Denoheshe deri me burg nqs nuk zbatoje kushtet teknike.
    Kjo eshte qe ndertesat e asaj periudhe Jane me te Sigurtà,edhe pse ne to Jane bere nderhyrjre drastike ne vitet mbas 90 -tes.
    Mungesa kontrollit e pergjegjsise coi ne humbje jetesh.

  5. Fred says:

    Ky Pajdhany qenka nga ata bastardet e pakte qe paska bo mire qe eshte shporrur nga vendi yne. Mos te zente kemba dhé e mos pafsh nje dite te bardhe.

  6. XheJ eN Bi says:

    Pajdhany….
    Më duket se të ka hyrë vetja në qejf.Na bën të zgjuarin me një koment që nuk ka asnjë lidhje me shkrimin.Këtë koment bëje te një shkrim që të flasi për temën që trajton.

  7. Joni says:

    Korigjoni titullin, pasi ka efektin e kundert me shkrimin.

  8. realisti says:

    Sa eshte thene ne artikull eshte e llogjikshme. Sepse eshte nxjere nga te dhena staistikore. Por ankthi per ne qe jetojme ne zonat afer dhe qe kercejme nga vendi qofte edhe nga levizja pa dashje e tavollines qe jemi gjate gjithe kohes ne pergjim te çdo lloj dridhje per te kuptuar se çeshte kjo eshte shume stresuese. Edhe pse themi qe po ashtu eshte siç thote studimi (kete e themi me mendje ) prap jami me zemee te dridhur

  9. Albann says:

    Cudi.Gjithe ballkani u mblodh te na ndihmonte vetem bullgaret su pane gjekundi…..S kemi as ndonje armiqesi me ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje