Tërmeti tragjik që goditi vendi tonë ka shuar familjen Reçi, me origjinë nga Mirdita dhe me banim në Durrës.
Sot u përcollën në banesën e fundit, Eduard Reçi, 54 vjeç, Dolora Reçi, 49 vjeç dhe dy fëmijët e tyre, Kristi Reçi, 25 vjeç dhe Klaus Reçi, 21 vjeç.
Homazhet janë zhvilluar mesditën e sotme tek Pallati i Kulturës në Durrës.
Abc News informon se në ceremoninë mortore ka marrë pjesë dhe djali i Kryeministrit, Greg Rama.
Siç, ai vetë ka deklaruar në rrjetet sociale, kishte miqësi me studenten e Mjekësisë, Kristi Reçi e cila humbi jetën fatalisht dhe u gjet nën rrënojat e pallatit.
Shume veshtrim fisnik ….
Nuk kam fjale te shpreh cfare ndjej! Qofte dheu i lehte per ju te gjithe!
Mallkuar qofshin te gjithe ata qe shkaktojne te tilla drama! te pangopur per fitime.
Ngushellime.Eshte fatkeqesi e madhe.