Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mori pjesë në varrimin e vëllezërve Shemsedin dhe Isah Abazi, të cilët humbën jetën tragjikisht në Durrës ku ishin duke punuar, nga tërmeti shkatërrues i cili e goditi këtë zonë.
Me këtë rast Kurti, mbajti një fjalë rasti ku tha:
“Jemi mbledhur këtu sot, për t’ia thënë lamtumirën e fundit Shemsedinit dhe Isahut, këtyre dy punëtorëve të mëdhenj, këtyre dy njerëzve të ndershëm, këtyre dy qytetarëve të Gjilanit e banorëve të Livoçit të Epërm, të cilët udhëtuan larg për të siguruar ekzistencën për familjen e tyre. Ishin përplot gjallëri, por ja që një ditë nuk na u kthyen të gjallë.
Shemsedini ka lënë katër fëmijë, e Isahu dy, këtu me neve është edhe djali i Shemsedinit, Besimi, që mban emrin e axhës së tij, që po ashtu prehet këtu i vrarë para katërmbëdhjetë vitesh. E ne si shoqëri, si institucione e si shtet, ne si qeveri kemi për obligim që t’i ndihmojmë e ta përkrahim këtë familje që përjetoi këtë fatkeqësi tragjike që duhet ta ndajmë bashkë të gjithë ne.
Në traditën e në kulturën tonë shqiptare e kemi bashkësinë, edhe në gëzim edhe në hidhërim, i kemi edhe dasmat i kemi edhe vdekjet e të pamet. Në dasma duke e ndarë gëzimin e rrisim gëzimin, në vdekje e të pame duke e ndarë hidhërimin e zvogëlojmë atë.
Le t’i qëndrojmë pranë kësaj familje, që i humbi dy më të dashurit e saj, dhe le të bëhemi ne anëtarë të kësaj familje duke u solidarizuar me ta dhe duke iu shprehur njëherazi ngushëllim edhe për këta dy djem por edhe për gjithë të tjerët rreth 40 sosh që deri në këto momente u konstatuan se vdiqën nën gërmadhat e tërmetit tronditës në zonën e Durrësit.
Besimi është në klasë të gjashtë, por ndonëse fëmijë i vogël ky do të bëhet një burrë i madh. Ne do të jemi këtu që ta mbështesim, edhe për Besimin e për fëmijët tjerë të Kosovës që janë të varfër. Mërzinë e kemi të pashmangshme por edhe duke u mërzitur nuk mund të ndryshojmë diçka, andaj, ju faleminderit shumë që keni ardhur në numër kaq të madh dhe keni treguar që ata që kanë nevoja më të mëdha do të jemi pranë tyre për t’iu ndihmuar më së pari. Shemsedini dhe Isahu u prehshin të qetë, dhe i lehtë u qoftë dheu i Kosovës.”
RIP GJYNAH
ALBINI LESHI SHKONE PER TE FITUAR SIMPATHI SE NUK I RRUHET SHUME
Albin muti koka rrrthu me turk muta….
Me gjithe respektin e dashurine oj Kosove, m’i hiqni sysh keta mjekrosh. Nuk jemi popull arab
ato turq cfar duan atje?
Vetse urrrjtje lexoj, nga ju kryqar si mario.
I raft pika shqiperis e ne djall shkofshi apo te xhezusi juaj.
Edhe ato dy qe humben jeten jan arab o kryqar vatikanas .
U pafsha te malluta e papes, pedofilat e kryqit.
Pedofila jeni se ne b.. u q..i hirsia juve.