Përveç panikut të tërmeteve, të cilat vijojnë të tundin Durrësin e Tiranën, qytetarët po përballen me një tjetër frikë: mundësinë për një cuanam në qytetin bregdetar.
Duhet të dini se Shqipëria, nuk ka rrezik për cunam, dhe këtë nuk e themi ne, por profesionistët.
Profesori dhe ish-drejtori i Institutit të Sizmiologjisë, Shyqyri Aliaj tha mbrëmjen e djeshme në emsionin Arena, të gazetarit Dritan Hila, se cunamet nuk bien në dete, por oqeane dhe se Adriatiku është një det i cekët, ndaj nuk ka asnjë mundësi për cuname.
Dritan Hila: A ka rrezik cunami në Shqipëri?
Profesor Shyqyri Aliaj: Jo nuk ka mundësi.
Dritan Hila: Unë dëgjova që varet nga cektësia e tërmetit.
Profesori: Adriatiku është det i cekët, duhet volum.Problemi është në buzë të oqeaneve atje ku bie tërmeti. Mos kini frikë.