Të gjitha zyrat e njësive administrative janë të hapura gjatë 24 orëve për të ofruar ndihmën e nevojshme me batanije, veshje dhe ushqime. Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për veshje apo për ushqime të drejtohen pranë zyrave të njësive administrative në Durrës, ku do të marrin të gjithë mbështetjen e nevojshme. “Stafi ynë është në gatishmëri të plotë në të gjithë territorin e Durrësit.
Ndërkohë, vijojmë punën edhe në operacionin e kërkim shpëtimit dhe akomodimin e atyre që kanë mbetur të pastrehë. “Të gjitha zyrat e njësive administrative janë të hapura gjatë 24 orëve për të ofruar ndihmën e nevojshme me batanije, veshje dhe ushqime.
Stafi ynë është në gatishmëri të plotë në të gjithë territorin e Durrësit.
Ndërkohë, vijojmë punën edhe në operacionin e kërkim shpëtimit dhe akomodimin e atyre që kanë mbetur të pastrehë”, shprehet Sako.
Teksa, thekson se falë solidaritetit vëllazëror të shumë qytetarëve, sipërmarrjeve, organizatave, institucioneve brenda e jashtë, nevoja emergjente është përmbushur dhe magazinat janë plot. “Kushdo që mund të kontribuojë me një shumë sado modeste, sipas mundësisë, të dhurojë në adresën unike e-albania.al/dhuro ”, shkruan Sako.
Jo vetem njesite bashkiake te Durresit por te gjithe Shqiperise duhet te jene hapur 24 ore per te mbledhur ndihma nga qytetaret, se po iu thyhen garderobat nga rrobat dhe po u zene frymen mobiljet neper shtepi!