Manastirliu në spitalin e Durrësit: Urgjenca po funksionon normalisht, po vlerësohen dëmtimet e spitalit nga inxhinierët. Nuk ka vend për panik

28 Nëntor 2019, 14:01Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaroi sot nga spitali i Durrësit se nuk ka vend për panik, aktualisht të gjithë shërbimet po funksionojnë normalisht, ndërsa rastet e paraqitura në urgjencë si pasojë e tërmetit të fundit janë raste paniku që po përballohen nga spitali i Durrësit.

“Në Spitalin e Durrësit, Urgjenca po funksionon normalisht. Një pjesë e godinës është e dëmtuar dhe për momentin është bërë një vlerësim paraprak. Urgjenca po vijon funksionimin normalisht ku për momentin ka pasur 18 raste të atakut të panikut dhe nuk ka raste të rënda”, tha Manastirliu.

Lidhur me dëmtimet e shkaktuara në njërën prej godinave të spitalit të Durrësit, Manastirliu tha se aktualisht që flasim po bëhet vlerësimi i godinës nëse do të ketë nevojë për zhvendosje shërbimi.

“Ne kemi gati planin e zhvendosjes në rast se do të ketë nevojë, ndërkohë që kemi vendosur në gatishmëri spitalet e tjera më të afërta në rast nevoje”, tha Manastirliu.

Duke siguruar se do të bëhet më e mira për shërbimin për qytetarët, Manastirliu tha se “jam këtu, do të vijoj të jem këtu deri në fund dhe do t’ju informojmë për vendimin që do të merret pas vlerësimit të gjendjes së spitalit nga inxhinierët që janë këtu aktualisht”, tha Manastirliu.

2 komente në “Manastirliu në spitalin e Durrësit: Urgjenca po funksionon normalisht, po vlerësohen dëmtimet e spitalit nga inxhinierët. Nuk ka vend për panik”

  1. Hazbiu says:

    Mendoj qe ty moj buce dhe gjithe harremin e poturrexhiut t’Ju punesoj tek bordelloua qe do hap ne Kelcyre me paret e fituara do rindertojme Durrsin.

  2. Hazbiu says:

    Ne bordellon e Kelcyres duhet punesu kjo dhe velinat e krieministrit. Paret per bamiresi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje