Inxhinieri: Shkatërrimi i objekteve në Thumanë e Durrës, për arsye të ndryshme

29 Nëntor 2019, 09:03Sociale TEMA

“Nëse nuk do të ishin respektuar kodet e zbatimit dhe projektimit nga ana e inxhinierëve, dëmet do të ishin shumë herë të mëdha. Puna e inxhinierëve në Shqipëri është shumë e mirë”.

Kështu u shpreh në A2 inxhinieri Dhimitër Papa sa i përket ndërtimeve në vend. Pesha e firmës së një inxhinieri ndërtimi është shumë e rëndësishme. Inxhinieri i ndërtimit në Shqipëri e bazon punën e tij në normalet e projektimit të 1989-ës dhe normave europiane.

Puna e inxhinierëve në Shqipëri është një punë shumë e mirë, cilësore. E them me bindje që nëse nuk do të ishte e tillë, dëmet nga tërmeti do të ishin shumë më të mëdha për këtë intensitet tërmeti që përjetuan këto vende”. Ai u shpreh se arsyet e shkatërrimit të objekteve në Thumanë dhe në Durrës janë të ndryshme.

“Dua të ndajë arsye e shkatërrimit të objekteve në Thumanë me ato në Durrës. Shkatërrimi i objekteve në Thumanë erdhi si pasojë e cilësisë së dobët, që nga materialet.

Ato ndërtesa ishin shndërruar në një pirg mbeturinash. Përveç kësaj, soletat, të parapërgatitura me shufra hekuri të lëmuara. Po ashtu, këto objekte kanë marrë goditje edhe nga dëmtimet e mëparshme dhe nuk është bërë asnjë restaurim. Bazamenti i këtyre banesave në Thumanë ishte shumë herë më i favorshëm, krahasuar me Durrësin.

Dëmtimet kryesore në Durrës ishin në ish-zonën e Kënetës, ku toka është shumë e butë. Pas disa vitesh nga ndërtimi, këto objekte janë lodhur pasi kanë pasuar dëmtime dhe plasaritje për shkak të uljeve që kanë pësuar themelet gjatë kohës”, tha inxhinieri.

2 komente në “Inxhinieri: Shkatërrimi i objekteve në Thumanë e Durrës, për arsye të ndryshme”

  1. LISSUS says:

    Kush ka abuzuar me projektin cilido qofte duhet te ndiqet penalisht flas per ndertimet e tanishme se pallate e ura ajo e shkozetit se kane pasur pasoja me humbje njerezish prokuroria duhet te kishte filluar hapjen e hetimi cilido qofte rezultati eshte shuar familje te tera cfare presin keta kjo eshte gjeja me normale qe ndiqet me aq sa di ketu ne EUROPE

  2. Entoni says:

    Po ik o rrote kari,

    Fshihni koken si struci ne rere. Zinxhiri i vleres se industrise se ndertimit ne Shqiperi ka degjeneruar per shkak te kleringut edhe krizes se likuidetit.

    Nese termeti do zgjaste edhe 30” me shume te gjithe ato pallate te reja qe kane dale te pabanueshme do ti kishe ne toke tani.

    Une kam ndertuar vete nje pallat te vogel kater katesh ne token time. Edhe i kerkova firmes qe do bente hedhjen e betonit arritjen e markes 320 qe ne fillim edhe 350 pas vitit te pare. Jane marka te larta per nje objekt banimi por ajo ishte deshira ime e certifikuar me kontrate.

    Kjo marke nuk u arrit per paaftesine e tyre, ngeli ne harkun 280-290 . Per pasoje une zbatova penalitet e parashkuar ne kontrate (30000 mije euro gjobe).

    Konflikti vajti ne gjykate, ku pas disa nivelesh edhe zvarritjesh institucioni juridik u shpreh se investitori e ka gabim qe kerkon parametrat me te larta per ndertimin e tij. Mjafton qe marka e betonit te jete brenda rangetit qe quhet normal edhe kontrata quhet e ezauruar. Nderkohe qe une vertet kisha kerkuar parametrat maksimal por edhe paguaja per arritjen e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje