Shpallet gjendja e jashtëzakonshme edhe në Laç

29 Nëntor 2019, 08:48Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme edhe në qytetin e Laçit. 

Ky qytet ka pësuar shumë dëme nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. “Mirëkuptoj opinionin e kryetarit të opozitës, se Laçi përfshihet në këtë perimeter. Në këtë rast na përputhen shqetësimet dhe idetë. Ne sot duhet të përfshijmë edhe zonën e prekur të Laçit në të njëjtin program”, tha Rama gjatë mbledhjes së qeverisë mëngjesin e së premtes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje