Rama në Kombinat, debat me banorët: Unë nuk lëviz nga krevati kur bie tërmeti, është e shkruar ajo xhan, se më çmendët, më doli shpirti

30 Nëntor 2019, 10:28Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka qenë paraditen e së shtunës në Kombinat, ku tërmeti ka pësuar dëmtime të shumta në disa pallate.

Ai ka shkëmbyer replika me disa qytetarë, të cilët, të stresuar nga situata e krijuar, nuk e kanë përmbajtur dot veten.

‘Si t’ja bëjmë, ku të flemë, duam të flemë”’, iu drejtua një banore, Ramës.

“Eja me mua, të të çoj te qendra sociale, dhe të vë unë ne gjumë, mos rrini nëpër makina se do ju punojë truri si makinë e prishur pastaj”, iu përgjigj Rama.

Ndërsa një tjetër grua, që i ishtë dëmtuar shtëpia njëkatëshe, iu ankua Ramës se si do t’ia bëjë tani.

“Po ti ç’do, ne jemi për pallatet këtu. Ti dhe unë katunari që i kemi shtëpitë njëkateshe, një vrap i kemi e dalim, edhe pse unë nuk lëviz fare nga krevati, le të bjerë tërmet.

Ështe e shkruar kjo xhan, i ikën tërmetit e gjen te rruga, del aty, fap rrëshket te lëkura e portokallit”, tha Rama.

Një grua tjetër i kërkoi zgjidhje, duke iu ankuar se po rri jashtë me fëmijë të vegjël.

“Shko te qendra që është për këtë punë, pastaj do ta zgjidhim hap pas hapi.

Ti do vish me mua tani, me gjithë vajzën, merre puthe atë dhe falendero Zotin, se 22 njerëz i futëm në dhe dje”, iu përgjigj Rama.

Por ajo iu ankua se nuk mund të shkojë me të, se është në punë.

“Me zor nuk të marr unë, unë te them eja me mua, për dore të çoj unë.

Nëse nuk do, me zor nuk të marr” i tha Rama.

Ndërsa banorët e tjerë, iu ankuan për banesat.

“Do me lini ta mbaroj këtë fjalë, se ka shumë më keq se ju tani?

Aman ore se më doli shpirti, u çmenda, nuk kam më fuqi, na lini të bëjmë analizën me inxhinierët, bëjëe apo nuk bëjnë godinat.

Lërini, rrofsh, secili do rrojë sa e ka të shkrujt, nuk e gjen nga tërmeti, e gjen te rruga”, tha Rama.

(TemA)

10 komente në “Rama në Kombinat, debat me banorët: Unë nuk lëviz nga krevati kur bie tërmeti, është e shkruar ajo xhan, se më çmendët, më doli shpirti”

  1. Kliti says:

    Ik mer pirdhu se nuk te bejne pune keto daljet populiste me njerez!
    Bej filma sa te duash urrejtja e njerezve do te shohet gjithnje e me shume!

    1. free says:

      Ik se ka luli i dhom bosh, ai sperret fare me populiste e gjen zgjidhjen vet. Me taksat e popullit i paguhet vila me qera.

  2. Cna gjeti says:

    Ky eshte nje kokerr budallai,si ka mundesi qe shqiptaret mbas Sali kriminelit duhet te durojne nje mashtrues tjeter

  3. Ilir says:

    Avash ore aman, po na ben si besimtar tani!
    Tek besimi/feja do e gjesh strehen e fundit o genjeshtar? Do tua marresh mendjen njerezve qe medemek je besimtar!
    Edhe berisha i vogel falet 6 here ne dite po e pame cfare beri ne Gerdec! Dhe si ka hyre gjemb ne kembe meqe ra fjala!

  4. sand says:

    kliti mos u eksito, por pervish menget edhe ik e puno.

  5. Dada says:

    o dashuri o ed rama ti je per kete popull . sot ka ardh dita per te bere shtet

  6. Kevin says:

    Hajde Kar kryeministër hajde ?.

    O sa mire me Ken shqiptare., Oohh

  7. Ani says:

    Kryeminister i mrekullueshem!

  8. Edhe ata qe po flinin ne krevat dhe nuk levizen sic po thua ti o kryeminister , e gjeten vdekjen e tmershme nga betonet e rena mbi koke ne krevat nga shkaterimi i pallatit

  9. Bledi says:

    Shume i lodhshem shpjegimi me njerez shtatanik qe bazohen ne deshira dhe jo ne mundési
    Duhet folur me gramafon dhe me njoftime tv radio fletushka
    3 Opsione
    Fli ne shtepi i pasigurt
    Fli ne makine rreziko shendetin
    Fli ne çadra i sigurt dhe prit zgjidhje
    Jashte shtetit paguhet siguracion per shtepine dhe çfare ka brenda po te duash siguron gjithçka kundrejt pageses dhe demshperblehesh ne rast katastrofe
    Ne Shqiperi nuk funksionon dhe njerzit i turren shtetit si fajtor qe nuk demshperblen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje