Kryeministri Edi Rama vizitoi mbrëmjen e sotme dy fëmijë që kanë mbetur të plagosur nga termeti shkatërrimtar. Ata po marrin mjekim tek Spitali i Traumës dhe gjendja paraqitet e mirë.
Njëri prej tyre është Alesio Cakoni nga Thumana i cili është hedhur nga kati i 5-të natën e 26 nëntorit.
Teksa Rama bisedonte me të miturin, ndërhyn daja i cili thotë se Alesio u hodh nga kati i 5-të për ti shpëtuar vdekjes.
“Pallati ku ai banonte është shkatërruar. Alesio është pa shtëpi, z. Kryeministër… kur të dalë nga spitali nuk ka ku të shkojë”, tha daja i 10-vjeçarit.
Rama u përgjigj: “Alesio mund të vijë tek shtëpia ime”. Sakaq premton se të gjithë do të strehohen deri në mes të dhjetorit.
Alesio është djali i familjes Cakoni dhe në këtë tragjedi ka humbur babain dhe motrën, ndërsa nëna është në spital.
Rama me Alesio Cakonin
Rama me Aurel Lalën
Bravo Rama, por ju lutemi qe nenen e ketij djali ta shpetoni me cdo menyre!
BRAVO KRYEMINISTER JE BABA I te gjitheve.