ZYRTARE: Shkon në 51 numri i viktimave nga tërmeti

30 Nëntor 2019, 15:10Sociale TEMA

Bilanci i tërmetit është bërë edhe më tragjik. Një 20-vjeçare, e cila kishte mbetur e plagosur, ka ndërruar jetë paraditen e së shtunës në spital, duke e çuar në 51 numrin e viktimave nga tërmeti.

Mësohet se 20-vjeçarja nga Tirana është Xhesika Biquku. Ajo ishte në gjendje kome që nga data 26 dhe ishte e pamundur që të transportohej jashtë vendit.

Ajo tentoi të dilte nga shtëpia në momentin e tërmetit, ndërsa i ra një tullë në kokë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje