Deputeti i opozitës së re mesazh Ramës dhe Bashës: Tani bashkë pa hipokrizi, në fund hesapet

1 Dhjetor 2019, 17:01Politika TEMA

Deputeti i opozitës parlamentare Alban Zeneli ka komentuar situatën pas tërmetit, dhe përballimin e situatave deri më tani. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Zeneli shprehet se situatës së rënduar të qytetarëve të prekur nga tërmeti po u shtohen dhe disa qendrime jo të duhura nga ana e politikanëve.

“Sot, çdo mendim është se si të japim ndihmë e kontribut në këtë situatë që ndodhen shqiptarët duke filluar me familjet që kanë humbur të afërmit, ata që janë lënduar e kanë humbur pasurinë, por me e keqja kanë humbur dhe qetësine shpirtërore. Për fat të keq, vëzhgohet lehtë se këtë stres po ia shtojnë dhe disa qendrime aspak të duhurat, e as në kohën e duhur. Mendoj se detyra e parë e të gjithëve është të merremi, jo me atë çfarë ndodhi, por me atë se si të perballojmë e si do të dalim nga kjo fatkeqësi, që na ka e sjellë natyra por e shtuar nga njeriu”.

Zeneli u bën thirrje gjithë shqiptarëve për kontribut dhe bashkim, pa hipokrizitë e Ramës dhe Bashës. Sipas tij, shqiptarët do e vendosin vetë cfarë do bëjnë me këta të gjithë, pasi gjithçkaje t’i jepet zgjidhje.

“Bashkë pa hipokrizi Rama, Basha, e të gjithë pas tyre. Pasi fatkeqësia të kalojë, pasi shqiptarët të jenë me të qetë le të vendosin vetë çfarë do bëjnë me këta të gjithë. Ne fund hesapet!, shkruan Zeneli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje