Tërmeti dëmton edhe Kuvendin: Çarje, plasaritje dhe rënie suvaje

2 Dhjetor 2019, 13:00Sociale TEMA
Tërmeti dëmton edhe Kuvendin: Çarje, plasaritje dhe rënie

Tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 nëntor nuk ka kursyer as institucionet shtetërore.

“Report Tv” sjell pamjet brenda Kryesisë së Kuvendit, që tregojnë dëmtimet që ka pësuar godina nga lëkundjet e forta të mëngjesit të së martës, por edhe në vijim me pasgoditje, që kanë vijuar edhe sot.

Në disa prej zyrave dhe korridorin e këtij institucioni janë çarë muret dhe ka rënë suvaja, por nuk paraqesin rrezikshmëri duke bërë që puna e komisioneve të vijojë normalisht.

Ndërkohë që përveç Kryesisë së Kuvendit probleme me plasaritje dhe rënie të suvasë ka pasur edhe në godina të tjera shtetërore, por pa rrezik.

1 komente në “Tërmeti dëmton edhe Kuvendin: Çarje, plasaritje dhe rënie suvaje”

  1. ILIRI says:

    Kujdes deputetet, ne vecanti ate Gjuzin! Ec e gjej zevendesues po i ndodhi gje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje