Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta që jeton në Itali është prekur nga tragjedia që ka mbuluar Shqipërinë javën e fundit.
Ai ështe sensibilizur si gjithë shqiptarët duke dhënë kontributin e tij në ndërtimin e shtëpisë së një prej familjeve të prekura nga tërmeti.
“Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur.
Vendosa t’i bashkohem apelit të Erjon Veliaj duke dhënë kontributim tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit.
Si familja Alla ka dhe shumë të tjerë që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do tju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit albania.al”, shprehet Ermal Meta.