Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar zyrtarisht se numri total i pasgoditjeve që prej tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit është 1376.
Sakaq, bëhet me dije se nga ora 07:00 janë regjistruar pesë ngjarje dhe dy janë të lokalizuara.
Sipas disa ekspertëve të sizmologjisë, Shqipëria e ka kaluar situatën më të vështirë të tërmetit dhe tashmë toka po i kthehet gradualisht normalitetit.