Një ditë pas tërmetit tragjik, një grup profesionistësh e inxhinierësh nga Kosova u nisën drejt Durrësit e Tiranës, për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve strukturore të godinave të këtyre qyteteve.
Në gjithë këtë organizim ndërveproi edhe Ministria e Arsimit e Shqipërisë me kërkesë për ekzaminimin e 42 shkollave fillore e të mesme në territorin rreth Durrësit, Krujës, Lezhës e disa vendeve më të prekura nga tërmeti i së martës.
Visar Geci nga Shoqata e Arkitektëve të Kosovës ka thënë se në bazë të asaj çfarë ka parë, ai mendon se shifra e të vdekurve mund të shkonte mbi një mijë.
Ai ka thënë se 80 % e objekteve në Durrës, tashmë janë të pabanueshme ose veç se janë shkatërruar:
“Shtylla mbajtëse me një objekt në Durrës. Pa armaturë!
Në bazë të asaj çka kom pa si jan’ realizue ndërtimet, kisha mendu që shifrat e të vdekurve kishin me prek’ nr. 4 shifrorë…
TMERR!!!
Shumica e objekteve kan’ qen’ të pabanueshme pa u ba hiç termeti! Jon rreziku të shemben nga vetvetja! Të “ndërtuara” pa asni kriter hiç!
Kjo asht çmenduri! Kjo punë asht VETVRASJE KOLEKTIVE!
Sipas meje çka kom pa, mendoj që 80% e objekteve në Durrës tashme jan’ të pabanueshme ose vec jan’ shkatrrue.
Logjika: “KURSE MATERIAL, SE TA KOMPENSOJ ME JET’ NJERËZISH”
Po pse nuk i thoshit keto,kur po ndertoheshin,por u sulet te gjithe per te blere?!!!!
Teorikisht ke të drejtë o shok, por jo për personin e shokët e tij, se ata janë nga Kosova e jo nga Durrësi. (Apo s’ke lexuar fare shkrimin).
Por pavarësisht kësaj, konstatimi mund të jetë edhe pak i ekzagjeruar, për shkak emocionit qe paraqet vetë realiteti. Por me një gjë mund të biem dakord të gjithë. Së paku viktima mund të kishte dhe më shumë. Po cilët e zvogëluan numrin e tyre? Fati, ndihma e atyre që i nxorrën gjallë nga gërmadhat, si dhe asistenca mjekësore e kualifikyar dhe e menjëhershme.
Thënë kështu, pamvarësisht sesi e artikuloi këtë situatë, ishkryetarja e Bashkisë Durrës, znj Sako në thelb ajo, po të ishte më elokuente, kishte të drejtë. Por njerëzit më shumë kanë të mani të merren me lapsuse apo fjalë të thëna nga emocioni, lodhja edhe pse jo edhe nga mungesa e eksperidncës në marrëdhënie me opinionin, dhe jo nga thelbi i problemit apo situatës post tërmet. Ndaj dhe mu për këtë dhe thuhet: “opininonin nuk e “vret” as me plumb!”, përkundrazi, është ai që njerëz të ndjeshëm e të moralshëm, i “vret”.
Në ditët apo muajt në vijim, pas analizave serioze nga specialistët kompetente të vendit dhe të huaj (jo nga sharlatanët), koha do të na japë më shumë informacion çfarë ndodhi (pasojat reale) dhe pse ato ndodhën në atë masë, qoftë kjo dhe në aspektin njerëzor, të viktimave dhe të plagosurve.
Duhet te kuptosh llogjiken e turmes edhe te injoranteve qe ta kuptosh ate qe ndodhi edhe po ndodh ne Shqiperi. Edhe sikur te kishin folur nuk do ti kishte degjuar njeri. Me nje fjale histeri kolektive per te marre e per te grabitur. Nuk i heq asnje fjale apo presje asaj qe ka thene , edhe nuk duhet te jesh inxhinjer ta kuptosh qe eshte ndertuar edhe po vazhdohet te ndertohet pa asnje pike etike edhe standarti. Kane hapur kompani ndertimi lloje-lloje barkederrash me 8 klase shkolle. Kush mbjelle ere do korri furtune. Ngushellime per ata iken edhe vazhdoni merrni edhe hidhni firma neper kafenera pa patur edhe pa kerkuar asnje fare pergjegjesie.
Sali Akbar! Arkitekti i Rrumpallhanes!
(Vetvrasje kolektive…Tmerr…Cmenduri..) Njeriu me pak llogjik arrin ta kuptoj se deri ku arrin limiti i cmendurise, po ne nuk arrijme ta kuptojme. Shqiptaret e vjeter te Amerikes ”viteve 40-50”thonin qe: Amerikanet flasin per nje vend te vogel qe ndodhet ne Ballkan ku edh sot e kesaj dite jetojne disa njerez me BISHTA. Besoj se kjo shprehje eshte e drejte, vetem njerz te tille nuk e kuptojne qe kjo ka kaluar cdo lloj limiti njerzor.