Largohen forcat e Rumanisë nga Shqipëria: Balla i falenderon për kontribut të çmuar në operacionet

1 Dhjetor 2019, 20:07Sociale TEMA
Largohen forcat e Rumanisë nga Shqipëria: Balla i falenderon për

Thirrjes për ndihmë për t’ju bashkuar Shqipërisë në këto ditë të vështira pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin më 26 nëntor iu përgjigj edhe Rumania, e cila dërgoi forcat e veta për kërkim-shpëtimit.

Pas disa ditë qëndrimi në vendin tonë, ku dhanë kontributin e tyre, forcat e kërkim-shpëtimit rumun janë larguar sot nga Shqipëria.

Ambasada e Rumanisë në Tiranë në bashkëpunim me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla organizuan sot një ceremoni në bazën ajrore në Rinas për përcjelljen e 52 forcave të ermergjencës.

2 komente në “Largohen forcat e Rumanisë nga Shqipëria: Balla i falenderon për kontribut të çmuar në operacionet”

  1. lani says:

    faleminderit nga zemra te gjitheve atyre qe na u gjeten prane ne keto dite te veshtira!

  2. Dinoja says:

    Pse duhet te ıshte Balla ne kete ceremonı? Ata nuk ı ka derguar PS e Rumanıse. Duhej tı percıllte ndonje perfaqesues ı Qeverıse.
    Nuk merret vesh cfar po behet. Ky termet po na nxjerr shume boshlleqe.
    Pse ngatrrohet ky Balla ne keto raste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje