Ish-kreu i Institutit të Ndërtimeve: Do evitoheshin 51 viktimat nëse standartet e ndërtesave nuk do ishin të dobta

2 Dhjetor 2019, 09:51Sociale TEMA

Artur Roshi, ish-kreu i Institutit të Ndërtimeve ka qenë i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora. I pyetur nëse do ishte e mundur evitimi i 51 viktimave, ai shprehet se po nëse ndërtesat do ishin më të rezistueshme.

Sigurisht nëse ndërtimet do ishin më rigjide, më të rezistueshme përballë tërmetit, do ishte e mundur një gjë e tillë.

Shkaku ishin ndërtimet e vjetra të ndërtuara në kohën e fermës me punë vullnetare të asaj kohe të viteve ’70, por qoftë edhe ndërtimet më të reja pas ’95, pa standarte.

Pra dobësia e tyre është për shkak të standarteve të dobeta të ndërtimit.

Nuk ka rëndësi janë të reja apo të vjetra. Godinat një herë në 70 vjet e gjithë bota i rikualidon, kurse ne nuk e kemi bërë një gjë të tillë në vendin tonë.

Ndoshta ky moment do na jape ne shtysë për ta bërë dhe për t’i futur në kuadrat jo thjesht ligjor gjërat, për t’i ndarë punët ose detyrat e konstruktorit më vete dhe të arkitektit më vete, supervizorit më vete, të laboratoreve më vete.

Ajo që quaj me më shumë vlerë është harmonizimi i eurokodeve, ose i kushteve teknike të projektimit, si dhe të zbatimit me parimet e eurokodeve europiane”, shprehet Roshi

2 komente në “Ish-kreu i Institutit të Ndërtimeve: Do evitoheshin 51 viktimat nëse standartet e ndërtesave nuk do ishin të dobta”

  1. Mimi says:

    Po vetem ky njeri nuk mund te dali te flasi.Ka bere dy pallate nje te Keshilli i Zonjes se Mire dhe nje tjeter perballe me fakultetin e ndertimit.Tek njeri jetoj une dhe ka shume demtime.Plus qe ky njeri eshte super maskara .i ka lene njerezit e dy pallateve pa tapi sepse ka ndryshuar projektin dhe nuk ka paguar gjobat e Bashkise.U zhduk dhe mbylli dhe firmen .Bile ca kohe u zhduk dhe nga qarkullimi.Tani del dhe flet.Nuk ka inxhiere te tjete ky vend qe te dali ky plehre dhe te flase eshte turp i madh

  2. Kali says:

    Po mire qe fole drejt Z.Roshi se ne nje emisjon,ju ngarkonit me pergjegjesi punetorin!!!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje