12 milion njerëz në Hollandë alarmohen nga një mesazh urgjence: Autoritetet konfirmojnë se ishte provë rutinë e sistemit

3 Dhjetor 2019, 12:57Hi-Tech TEMA

Hollanda ishte për pak kohë në gjendje paniku të hënën pasi rreth 12 milion njerëz në të gjithë vendin morën një mesazh alarmues (NL-Alert) në telefonat e tyre celular.

Sistemi i alarmit është përdorur nga qeveria Hollandeze për të informuar qytetarët rreth fatkeqësive dhe situatave të rrezikshme për jetën në zonën e tyre dhe siguron udhëzime urgjente.

Mesazhi u shfaq edhe në shenjat e reklamave dixhitale dhe tabelat e nisjes së tranzitit publik, të shoqëruara nga një alarm ajror.

Por ndërsa qytetarët mund të jenë alarmuar nga paralajmërimi, autoritetet Hollandeze kishin konfirmuar tashmë se ishte thjesht një provë rutinore e sistemit.

Hera e fundit që u testua sistemi i paralajmërimit publik ishte në qershor kur afërsisht 11.7 milion njerëz të moshës 12 vjeç e lart morën mesazhin me tekst. Kjo ishte afërsisht 78% e popullsisë së vendit.

Ministria e Drejtësisë konfirmoi se po shikonte se cilat burime ishin më efektive. Greqia, Lituania dhe Rumania janë ndër vendet e tjera europiane që përdorin një sistem alarmi telefonik për të paralajmëruar qytetarët për situata emergjente. (Euronews)

1 komente në “12 milion njerëz në Hollandë alarmohen nga një mesazh urgjence: Autoritetet konfirmojnë se ishte provë rutinë e sistemit”

  1. Ajax says:

    Nga i merrni vesh keto gjera?!Te henen e pare e cdo muaji vjen ky sms.Eshte njesoj si alrmet ne kohen e Enverit.Njerzit nuk bejne asgje vetem eleminojne sms en.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje