Rrëfimi: I nxora me duart e mia kushërirën dhe e djalin e saj 17-vjeçar, pa jetë

3 Dhjetor 2019, 09:44Sociale TEMA

Thumana është sot një gërmallë, me prigje të larta inertesh që vranë më 26 nëntor, fëmijë, te rinj, gra, burra e pleq.

Genc Neziri është banor i Thumanës. Banesa e tij është pak metra larg pallateve ku ndodhi tragjedia.

Ka mbërritur i pari për të ndihmuar, edhe sepse atje kishte familjarë të tij.

Pas gjashtë ditësh ai është ende shumë i traumatizuar, ka përjetuar me dhimbje çdo sekondë të secilës viktimë nën rrënoja.

Kishte mundur të dilte bashkë me familjet i padëmtuar nga rrënojat e shtëpisë së tij në Thumanë, kur mori një telefonatë nga miku i tij. Ishte nisur me urgjerncë drejt bllokut të pallatëve në Thumanë.

Ka parë njerëz të ngujuar nëpër rënoja, gjysma njerëz në përpjekje për ti mbijetuar përbindëshit me beton e hekur që ishte hedhur pamëshirë mbi ta… ka dëgjuar ulurima fëmijësh grash, djemsh e burrash…

Genci është ende shumë i lënduar për llahtarinë që pa ndër njerëz me të cilët është rritur e ka jetuar në ato anë, por ka parë me sytë e tij se si dy kompani ndërtimi pa asnjë lidhje profesionale me situata të tilla janë caktuar të gërmojnë mbi trupa në pritje që shteti të japë zgjidhej për qytetetarët e tij nën rrënoja.

Nuk do ti largohet kurrë nga mendja thirrja e djemve të familjes Çupi e pamundësia për ti ndihmuar…

Si shumë banorë të tjerë të Thumanës, Genci ishte aty për të ndihmuar këdo gjendej në rrezik por atje në njërin prej pallateve gjendej kushëriri i tij Bujari, bashkë me bashkëshorten dhe djalin…

Ka parë përkushtimin e pashoq të forcave kosovare, por edhe atyre greke e të tjera që me profesionalizëm bënë gjithcka për të nxjerrë jetë të shpëtuara nga ato rrënoja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje