NATO nuk e konsideron Rusinë si armike, por do të kundërpërgjigjet nëse kjo e fundit sulmon Poloninë dhe vendet balltike, theksoi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një intervistë për të përditshmen polake, “Rzeczypospolita”.
“Nëpërmjet një pranie të madhe të forcave të NATO-s në Poloni dhe në vendet balltike ne i dërgojmë një sinjal të fortë Rusisë.
Nëse ka një sulm kundër Polonisë dhe vendeve balltike, është e gjithë aleanca që do të përgjigjet”, deklaroi Jens Stoltenberg, ndërkohë që samiti i 70-vjetorit të NATO-s hapet në Londër.
“Ne nuk e përcaktojmë Rusinë në këtë mënyrë, si armik të NATO-s. Ne thjesht do të përgjigjemi nëse do të jetë e nevojshme.
Ne duhet të jemi të sigurt që ajo që kemi parë në Ukrainë, një pushtim i Rusisë kundër fqinjit të tij, të mos ndodhë kundër një anëtari të NATO-s”, shtoi ai në një intervistë të dhënë gjithashtu për të përditshmet gjermane “Süddeutsche Zeitung”, spanjolle “El Pais”, italiane, “Il Sole 24 Ore”, greke “Kathimerini” dhe daneze “Jylland-Posten”.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi sot se do të vazhdonte të bllokonte një plan të NATO-s përsa i përket vendeve balltike dhe Polonisë, për aq kohë sa aleanca nuk do ta njohë si terroriste një milici kurde të luftuar nga Ankaraja.
Dhe perse do i sulmonte Rzsia vendet balltike? A nuk ishin vendet balltike pjese e ish BRSS dhe Rusia i la te shkeputeshin? Apo shih enderra NATO dhe duhet te besojme gjitheçka qe u teket atyre.