Enveri në Peshkopi në ’67-ën: OKB-ja dhe bota po habitet nga mrekullitë tona, ra termeti në Kasablanka, por marokenët mbetën rrugëve, kurse titistët po vjedhin ndihmat në Dibër të Madhe…

4 Dhjetor 2019, 18:23Politika TEMA

Memorie.al publikon fjalën e Enver Hoxhës në mitingun e madh të Peshkopisë të mbajtur më 16 dhjetor të vitit 1967 vetëm pak ditë pas tërmetit të fortë që shkaktoi 12 viktima dhe 171 të plagosur si dhe mijra shtëpi të rrëzuara në rrethet e Dibrës dhe Librazhdit ku dëmet ishin edhe më të mëdha. Si i propagandonte udhëheqësi komunist Heronjtë e Punës Socialiste, si: Shkurte Pal Vata, Adem Reka, Fuat Çela, Pjetër Lleshi, Muhamet Shehu, Myrteza Kepi, etj, për të mobilizuar masat e popullit në punën për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara brenda muajit dhjetor të vitit 1967 dhe planin e rendimentin në kulturën e misrit  dhe çfarë thoshte ai për ngjarjet që ndodhin në shtete të ndryshme të botësi, si: SHBA, Bashkimi Sovjetik, Jugosllavi, Marok, Vietnam etj., dhe udhëheqsit e këtyre vëndeve si: Xhonos, Brezhniev, Josfif Broz Tito, etj.

(Vijon nga dje)

16 dhjetor 1967

Të dashura shoqe dhe shokë, Në emër të Komitetit Qendror të Partisë, të shokëve të tjerë që janë këtu, dhe timin, edhe një herë ju falënderoj me gjithë zemër për besnikërinë e madhe që ushqeni ndaj Partisë dhe pushtetit tonë popullor. Kjo është garancia e fitoreve, garancia e ruajtjes së lirisë dhe pavarësisë së atdheut tonë socialist nga armiqtë e shumtë që na rrethojnë dhe na kanë halë në sy. Por armiqtë nuk kanë ç’na bëjnë, pasi Partia jonë, me vijën e saj të drejtë dhe me qëndrimet parimore internacionaliste, çdo ditë e më shumë ka ngritur prestigjin dhe autoritetin e Shqipërisë në botë. Kudo jashtë flitet me respekt për Republikën Popullore të Shqipërisë, jo vetëm nga miqtë, por edhe nga armiqtë, bile deri armiqtë më të vendosur e barbarë e kanë të zorshme ta errësojnë atë që kanë bërë dhe po bëjnë Partia dhe populli ynë në politikë, në ekonomi, në arsim e kulturë, në të gjitha fushat.

Në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, siç na njofton përfaqësuesi ynë atje, miqtë e shumtë të Shqipërisë, përfaqësuesit e vendeve të Azisë, të Afrikës dhe të Amerikës Latine janë mahnitur me këto që po bëhen në Shqipëri. «Ju lutemi, kërkojnë ata, na jepni vendimin e Qeverisë suaj për çështjen e tërmetit”, sepse kjo që po bëjmë ne është diçka e pakonceptueshme për ta. Në vendet kapitaliste kanë ndodhur e ndodhin katastrofa, por të dëmtuarit kurdoherë kanë mbetur pa asnjë ndihmë, në katër rrugët. U dëmtua Kazablanka ca më shumë se dy rrethet tona, po kush t’i vinte në ndihmë popullit maroken? Prandaj habiten të gjithë nga kjo që po bëhet te ne, prandaj përfaqësuesit e shumë vendeve flasin me simpati për vendin tonë, dhe jo vetëm me këtë rast, por sepse vazhdimisht shohin politikën e drejtë, konsekuente të Republikës sonë Popullore në Kombet e Bashkuara në mbrojtje të popujve, ndjekin me simpati qëndrimet tona të vendosura kundër imperializmit amerikan, revizionistëve sovjetikë dhe tradhtarëve të tjerë të marksizëm-leninizmit.

Përfaqësuesit e këtyre vendeve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara thonë se Shqipëria është i vetmi shtet anëtar i kësaj organizate që mban qëndrim të drejtë dhe lufton me guxim e heroizëm për mbrojtjen e të drejtave të popujve. Këto nuk janë lëvdata, pasi ata që flasin kështu shohin që politika e drejtë marksiste-leniniste e Partisë dhe e shtetit tonë mbron kurdoherë të drejtën dhe demaskon pa mëshirë padrejtësitë e poshtërsitë që u bëhen popujve të botës nga imperialistët amerikanë dhe të tjerë, si dhe nga revizionistët sovjetikë.

Për këtë arsye Partia jonë gëzon një simpati të madhe në të gjitha vendet e Azisë, të Afrikës dhe të Amerikës Latine. Kudo në këto vende flitet me ngrohtësi për sa ngjet në Shqipëri, forcat përparimtare kërkojnë të dinë sa më shumë për punët që bëhen në vendin tonë, shprehin dëshirën të dërgojnë njerëz të marrin përvojën tonë dhe ne u japim mundësi shumë elementëve revolucionarë të vizitojnë Shqipërinë. Fitoret tona i inkurajojnë ata, u ngjallin dhe u forcojnë besimin e shpresën këtyre njerëzve, të cilët largohen të ngrohtë nga Shqipëria.

Të gjitha këto, motra dhe vëllezër, duhet të shihen në tërë kuadrin që thashë; Partia dhe shteti ynë i diktaturës së proletariatit me këto që bëjnë, kryejnë njëkohësisht edhe një detyrë të lartë internacionaliste ndaj shokëve e vëllezërve në vendet e tjera, që luftojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira të terrorit dhe të shtypjes kapitaliste dhe revizioniste. Në Bashkimin Sovjetik, ku sundojnë tradhtarët revizionistë hrushovianë, ka shpërthyer një terror madh dhe si atje, ashtu edhe në vendet e tjera revizioniste burgjet janë mbushur plot.

Shokët revolucionarë po i burgosin, po i vrasin për të vetmen arsye se ata rezistojnë kundër tradhtisë revizioniste hrushoviane. Por revizionistët nuk do ta thyejnë dot kurrë rezistencën e marksistë-leninistëve dhe sado që përpiqen t’i fshehin masat shtypëse që ushtrojnë kundër tyre, ato përsëri merren vesh, dalin në shesh. Në Bashkimin Sovjetik elementët revolucionarë i arrestojnë dhe i gjykojnë gjoja si terroristë, se gjoja u gjejnë armë, bomba, i akuzojnë se janë të lidhur me organizata revolucionare. Lëvizja revolucionare e popujve dhe e komunistëve në botë është në ngritje të pandërprerë, prandaj imperialistët janë në një krizë të madhe politike, ekonomike dhe ushtarake. Revizionistët, gjithashtu, janë në një krizë të madhe në të gjitha drejtimet. Do të flas vetëm pak dhe shkurtimisht mbi çështjet ndërkombëtare.

Kohët e fundit, sterlina angleze u zhvleftësua dhe me siguri ky zhvleftësim do të vazhdojë më tej. Ky fenomen ka futur në një krizë të rëndë edhe dollarin, që imperialistët amerikanë po bëjnë gjithfarë përpjekjesh për ta mbajtur gjallë, duke rritur taksat në kurriz të popullit, duke shtuar shtypjen dhe shfrytëzimin mbi masat e gjera etj. Kjo, pa dyshim, do të krijojë pakënaqësi të reja akoma më të mëdha te punonjësit e vendeve kapitaliste. Zhvleftësimi i sterlinës dhe kriza e dollarit në të ardhmen do ta tërheqin në humnerë dhe në kriza akoma më të rënda ekonominë e të gjitha vendeve të tjera kapitaliste. Kjo krizë ekonomike në kampin e imperialistëve po shkakton turbullira të mëdha edhe në fushën politike. NATO-ja ka pësuar e vazhdon të pësojë të çara shumë të thella. Imperialistët amerikanë përpiqen t’i futin partnerët e tyre në rrugën e shtypjes së lëvizjeve nacionalçlirimtare të popujve me luftë të armatosur, siç bëjnë ata vetë në Vietnam.

Por këto përpjekje kanë gjetur kudo rezistencë. Franca, siç dihet, praktikisht doli nga NATO-ja. Kjo tregon dobësinë e madhe të kësaj organizate. Vendet e tjera anëtare duan t’i shpëtojnë diktatit amerikan, që përpiqet t’i mbajë përreth. Kjo do të thotë se një krizë e madhe politike, ushtarake dhe ekonomike është duke u rritur dhe e bren përbrenda këtë organizatë. Pra, ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht në gjirin e NATO-s ka krizë, ka të çara të mëdha, që sa vijnë e po shtohen, për arsye të hovit të madh revolucionar në ngjitje të popujve.

Dobësimi i përgjithshëm i shteteve kapitaliste e imperialiste vjen, pra, për shkak të ngritjes së vazhdueshme revolucionare të popujve, të zgjerimit të luftërave nacionalçlirimtare, të luftës heroike të popullit vietnamez etj. Imperializmi amerikan ka shumë vjet që është futur në moçalin e luftës vietnameze dhe, sado që ka dërguar atje rreth 500 mijë ushtarë, nuk po del dot nga gjendja e vështirë që i ka krijuar lufta heroike popullore e vietnamezëve, prandaj po pëson humbje kolosale, ushtarake dhe politike.

Politika e Xhonsonit po tronditet në të gjitha drejtimet; ajo ka shkaktuar turbullira financiare dhe ekonomike dhe një lëkundje të madhe në masat e gjera të popullit amerikan, nga radhët e të cilave janë me qindra mijë ata që shprehen kundër luftës së imperialistëve amerikanë në Vietnam, bile ka shumë nga ata që guxojnë të demonstrojnë deri para Shtëpisë së Bardhë. Kjo situatë ka bërë që edhe brenda radhëve të manjatëve kapitalistë amerikanë, deri në senat, të ketë kundërshtime të rrepta për shumë çështje politike. Vetëm populli Vietnamez, me luftën e tij heroike kundër imperializmit amerikan, po i shkakton këtij kolosi me këmbë prej argjili, siç ka thënë Lenini për imperializmin në përgjithësi, një krizë kolosale të pandreqshme.

Në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet ku janë në fuqi klikat revizioniste po vihet re një degjenerim i madh moral, politik dhe ekonomik. Me hapa të mëdhenj po shkohet drejt degjenerimit, sidomos të rinisë. Format e ndryshme të organizimit e të administrimit të ekonomisë, sipas formave kapitaliste, kanë krijuar në Bashkimin Sovjetik një situatë pikërisht si në Jugosllavinë e Titos. Nga ana tjetër, në fushën politike, duke ndjekur rrugën tradhtare revizioniste, Bashkimi Sovjetik nuk e ka më atë hegjemoni sundimi mbi vendet e tjera ku janë në fuqi revizionistët në Evropë dhe në Azi. Këto shtete gjithnjë e më shumë po lidhen drejtpërsëdrejti me imperialistët amerikanë, anglezë, francezë etj. Çfarë po ndodh në Bashkimin Sovjetik pas rrëzimit të Hrushovit?

Udhëheqja revizioniste, pas tij, po përpiqet të bëjë një mbledhje të përbashkët gjoja të lëvizjes komuniste ndërkombëtare për të dënuar Kinën dhe Shqipërinë. Por midis vetë udhëheqësve revizionistë të vendeve të ndryshme nuk ka unitet për këtë çështje, jo se na duan ne, por se nuk duan të hyjnë në orbitën e hegjemonisë sovjetike. Prandaj lëkunden. Ata janë për një mbledhje sa për të thënë ndonjë fjalë, por me këtë mënyrë nuk do të arrijnë veçse një zero me bisht. Josip Broz Titoja nuk dëgjon të shkojë në këtë rabledhje. Imperialistëve amerikanë nuk u intereson aspak mbledhja e gjithë revizionistëve, megjithëse ajo drejtohet kundër Kinës, kundër Shqipërisë, kundër marksizëm-leninizmit. Revizionistët titistë, që janë futur me kohë gjer në grykë në luftë kundër marksizëm-leninizmit, nuk duan të vihen nën frerin e Bashkimit Sovjetik, qëllimi i të cilit është t’i ketë të tërë revizionistët modernë në drejtimin e vet. Kjo gjë edhe imperialistëve amerikanë nuk u intereson.

Këta duan që çdo vend revizionist t’i ketë duart të lira nga lidhjet me sovjetikët, që të mund t’i gllabërojnë më lehtë, duke e dobësuar kështu edhe vetë Bashkimin Sovjetik, për ta detyruar këtë që të ecë akoma më shpejt dhe më hapur në rrugën që duan imperialistët amerikanë. Prandaj revizionisti Tito, si agjent i vjetër i amerikanëve, ka refuzuar të vejë në këtë mbledhje dhe ka shfaqur mendimin se ajo nuk duhet bërë, ndërsa revizionistët sovjetikë i bëjnë presion që të vejë. Shikoni çfarë situate kanë krijuar banditët tradhtarë revizionistë. Ata nuk kanë parime. Politika e tyre antisocialiste ka ngjallur pakënaqësi të mëdha në popujt e vendeve të tyre. Ky është një proces dialektik në zhvillim e sipër. Këto pakënaqësi, pak nga pak, do të grumbullohen vazhdimisht, do të fryhen e do të fryhen dhe një ditë, më së fundi, do të pëlcasë.

Prandaj partitë dhe grupet e reja marksiste-leniniste, që janë krijuar e po krijohen, duhet të kaliten dhe ta fuqizojnë luftën e tyre kundër tradhtarëve revizionistë, që shkatërrimi i tyre të vijë sa më parë. Ne kemi për detyrë të madhe që t’i ndihmojmë popujt vëllezër që vuajnë nga shtypja revizioniste, të punojmë pa u lodhur për ta forcuar pareshtur Partinë, shtetin, ekonominë, ushtrinë tonë, t’i kemi të gatshme dhe më këmbë, t’i bëjmë akoma më të forta, më të çelikta e më të kalitura, që armiqtë të na e kenë frikën.

Fatkeqësia natyrore që u ndodhi vëllezërve tanë të Dibrës matanë kufirit, i ka vënë titistët në pozita jashtëzakonisht të vështira, sepse ndërsa këtej kufirit, në vendin tonë, ku po ndërtohet me sukses socializmi, po ngrihen 5.000 e ca shtëpi të shkatërruara e të dëmtuara brenda 20 ditëve, nga ajo anë njerëzit vuajnë jo vetëm nga dimri që ka filluar, por do të vuajnë për vite të tëra. Dje u dha urdhër nga titistët që të largohen edhe ata 200-300 specialistë që ishin dërguar, duke thënë se tani në dimër gjoja ka borë, ka ngrica, nuk mund të ndërtohet etj. Disa nga shokët e fshatrave tona kufitare që diskutuan, thanë se kanë parë vetë çfarë po ndodh matanë kufirit: asgjë nuk po bëhet për shërimin e plagëve të tërmetit, vetëm se titistët shovinistë serbë, malazezë etj, përpiqen të përfitojnë nga fatkeqësia e tërmetit për të dobësuar qëndresën e popullsisë shqiptare dhe prandaj bëjnë përpjekje të mëdha e të vazhdueshme për t’i shpërngulur dibranët në të katër anët e JugosIlavisë, me qëllim që t’i shkombëtarizojnë këto vise shqiptare.

Por ata nuk do t’ia arrijnë kurrë këtij qëllimi, sepse shqiptarët, ashtu si i kanë ruajtur gjatë shekujve të pastra brez pas brezi ndjenjat e tyre kombëtare, gjuhën, traditat luftarake dhe dashurinë e pakufishme për atdheun, edhe tani këto ndjenja i kanë aq të forta, saqë titistët e kanë kot me ato që bëjnë kundër tyre. Vëllezërit tanë të përtejkufirit kurrë nuk do të mposhten. Ata janë të lidhur fort me tokën e trashëguar nga të parët, me fshatrat ku kanë lindur, prandaj, me rastin e këtyre fatkeqësive, vetëm fëmijët kanë larguar andej nëpër miq në vende pak më larg, kurse të rriturit, burra e gra, pleq dhe plaka, po qëndrojnë me këmbëngulje e pa asnjë ndihmë, duke përballuar borën dhe akullin. Megjithëse atje tërmeti shkaktoi shumë më pak dëme se te ne, revizionistët jugosllavë kanë bërë një propagandë të madhe për të zhvatur nga të katër anël: e botës ndihma gjoja për viktimat e tërmetit dhe kanë vënë në lëvizje për këtë qëllim ambasadorët e tyre.

Kështu, në Jugosllavi, nga organizata të vendeve të ndryshme, po dërgohen të holla, veshmbathje etj., por popullit të Dibrës nuk i arrin as një e treta, sepse shumica futet në xhepat e burokracisë titiste. Sidomos në Shkup, me rastin e tërmetit atje, janë bërë vjedhje kolosale. Vetëm një «fitim» patën vëllezërit dibranë, të dëmtuar nga tërmeti në Jugosllavi, atë që autoritetet titiste kanë marrë me këtë rast deri në 300 vendime, të cilat synojnë vetëm si e si të rregullojnë sa më mirë vjedhjen e ndihmave që u dërgohen nga jashtë të dëmtuarve nga tërmeti dhe nuk synojnë aspak për të shpëtuar popullsinë që vuan nga kjo fatkeqësi. Populli shqiptar dhe e gjithë bota po i shikojnë këto monstruozitete që po bëhen në kurriz të popullsisë së dëmtuar.

Shoqe dhe shokë të dashur, të më falni që ju mbajta gjatë, prandaj në emrin e shokëve të pranishëm të Byrosë Politike, si dhe në emrin tim, ju falënderoj nga zemra për vëmendjen që treguat dhe për këtë pritje kaq të nxehtë, vëllazërore, shoqërore, që i detyrohet vetëm Partisë sonë, jo neve si persona, pasi ne nuk jemi gjë tjetër veçse ushtarë të Partisë, ashtu sikurse jeni edhe ju. Partia, ju, na keni ngarkuar me detyra dhe me barrë të rënda, të cilat ne do të përpiqemi t’i kryejmë me nder, duke qëndruar kurdoherë në ballë të luftës për të merituar besimin e madh të Partisë, tuajin dhe të popullit dhe me këtë ne e kemi të qartë se nuk bëjmë veçse detyrën tonë si komunistë.

Çdo gjë, shoqe dhe shokë, i detyrohet Partisë, vijës së saj të drejtë, i detyrohet popullit tonë heroik, të zgjuar dhe punëtor, i detyrohet unitetit të popuIlit me Partinë, dashurisë së madhe për njëri-tjetrin, unitetit, pra, të vetë popullit. Kur dje më fliste fshatari Halim Piku, që kishte humbur të nipin nga tërmeti, midis të tjerave më tha se e harroi dhimbjen e djalit që iu vra sa mori vesh vdekjen e ushtarit që ra në kufi. Ç’tregon kjo? Këto janë ndjenja nga më fisniket, këto shprehin atë frymë të madhe solidariteti dhe uniteti proletar brendapërbrenda vendit tonë. Ndjenjat kaq të larta të këtij fshatari të thjeshtë dibran shprehin ndjenjat e gjithë fshatarësisë sonë ndaj vijës së Partisë, ndaj klasës sonë punëtore, muratorëve, inxhiniereve, teknikëve e specialistëve që erdhën vullnetarisht menjëhere nga të katër anët e atdheut për të ndihmuar vëllezërit e tyre fshatarë të rretheve të Dibrës dhe të Librazhdit.

Kjo tregon sa e fortë është te ne aleanca e klasës punëtore me fshatarësinë kooperativiste. Shihni ç’bëri klasa punëtore! Punëtorët u ngritën nga të katër anët dhe erdhën të ndihmojnë me të gjitha mjetet dhe zotësitë për ndërtimin e shtëpive të shokëve të tyre aleatë, fshatarë të dëmtuar, të Dibrës të Librazhdit. Shoferët tanë heroikë, në borë e në akull, por me zjarrin e Partisë në zemër, çajnë ditë natë rrugët, herë fjetur e herë pa fjetur, herë me bukë e herë pa bukë, drejtojnë makinat për të sjellë këtu lëndët e nevojshme të ndërtimit që ka caktuar Partia për të ndihmuar për ngritjen e shtëpive, pasi mendojnë për vëllezërit e dëmtuar, mendojnë që gratë fëmijët dibranë e librazhdas të futen sa më parë në banesat e reja e të ngrohta.

Lavdi shoferëve tanë heroikë! Eshtë, gjithashtu, për t’u përmendur lidhja ngushtë e fshatarëve të këtyre dy rretheve me ushtrinë, me forcat e kufirit, me gjithë rininë e vendit tonë. Shikoni si është pleksur vija e Partisë sonë dhe me ç’nyje të forta është çelikosur uniteti i popuIlit në mes tij dhe me Partinë. Prandaj them që çdo gjë u detyrohet Partisë dhe popullit, kurse ne jemi vetëm ushtarë besnikë në vdekje të Partisë dhe të pushtetit tonë, të diktaturës së proletariatit. Edhe një herë ju lutem që, në ernrin e shokëve dhe timin, t’i transmetoni popullit të rretheve tuaja, kudo që do të shkoni, përshëndetjet më të nxehta të Partisë, të Qeverisë dhe tonat, i thoni atij se Partia është e popullit, siç ka qenë gjithmonë, dhe ajo do të jetë kurdoherë me të deri në fund. Çdo gjë që bën Partia, çdo vendim që merr, ka për qëllim vetëm të mirën e popullit, prandaj le të kalitim me luftë akoma më tej këtë unitet të çeliktë Parti-popull.

Rroftë Partia!

Rroftë populli i Dibrës!

Rroftë populli i Librazhdit!

17 komente në “Enveri në Peshkopi në ’67-ën: OKB-ja dhe bota po habitet nga mrekullitë tona, ra termeti në Kasablanka, por marokenët mbetën rrugëve, kurse titistët po vjedhin ndihmat në Dibër të Madhe…”

  1. Hahaha says:

    Kim Jong Sung me gjase paska qene nxenes i Enverit. Ai sot thot keso budallakina. E Edi mundohet ta kopjoj. Cfare anakronizmi tragjiko-komik.

    1. Raimond vlonjati says:

      E ore hajvan i Kosoves ,
      Por shtepire u ndertuan te gjitha brenda muajit , dhe cdo gje ju dha banoreve falas

      Ndaj aty nuk ka propagande aspak , por eshte thjesht e verteta , e cila sot duket e pamundur , se te gjithe vjedhin

      Propagande ka sot , qe nga Sali gomari e deri tej Rama hajfuti

  2. Kim été says:

    Deri në vitin 1995, shtëpitë në zonat malore janë ndërtuar, në themele me gurë ndërsa deri në çati (dhe ujë kashtë gruri që përziheshin dhe dilnin blloqe), ndërsa qatia me kashtë thekni, ose plasmasa.

    1. Stop says:

      Pirdh pirdh. Artikull krejt kot e pa dobi

      1. Toni says:

        Ky pallosh pervec vetes nuk mund te genjente askend.

    2. Aldo says:

      Hajduti me i madh i shqitareve ishte ky majmun. Pasi i vodhi floririn dhe pronat. Filloj duke i vjedhur dhe djersen me pune skllaverore pa pagese. Ku fjalen skllav e zevendesoj me vullnetar.

  3. ser says:

    i madh je skemi cte themi, duamnqe edhe edi rama te bej te njejten gje.

  4. Lek Kondi says:

    DUKRT HAPET SE DISA I KA MARR MALLI PER ENVERIN CDO DIT GJENDET SEBET TE CFAQIN SUURATIN E TIJ NE MEDIA. ATA QE KANE MALL PER ENVERIN TE SHKOJN TI BEJNE SHOQERI ATJE KU ESHTE POR TE MOS HARROJNE TE MARRIN EDHE KRYE BESNIKUN E TIJ SALI BERISHEN.

  5. Artani says:

    I qani hallin atij ju qe ju beri njerez e beri shtet…e mori me mocale e ua la me hidrocentrale…ik ore se na cate ate qe s” thuhet…apo i nxirni sa per acarim nervash

  6. mjafte me ne kete portal sumqiri Laver....... says:

    Mero,perse vazhdon te nxjerresh akoma kete sumqir,pergjegjes dhe katastrofik i ketij populli te mjere qe sot vuan pasojat 50 vjecare,ku fatkeqsisht nga ndarja dikur e bukes se misrit me lopet sot po ndan edhe stallen per te fjetur………..!!!!

  7. beni says:

    Tito e rindertoj Shkupin si asnje qytet tjeter ne ish Jugosllavi e jo ato plevicat e Enver Hoxhaes ne Diber!

  8. Labi says:

    Pse nuk kishte te drejte per at qe tha mjafton te lexosh letrat e kohes dhe e merr vesh, e mori Shqiperine vend feudal e ndertoi beri qytete por si duket nga komentet luften me idiotizmin e humbi.

  9. dyshuesi says:

    A duhen kerkuar ndihma apo jo . Enveri nuk kerkoje se me siguri nuk i jepnin pa i vene kushte . Po sot a do na japin ? Dhe kush do jene kushtet ? Per propagande politike apo jo sheti i atehershem i ndertoje . Te shohim se si do veproje shreti i sotem.

  10. Qinani says:

    Dulla fliste dhe rronte n paralel universe.
    Amerika shkonte n hon e diell kurse dulla thoshte jan n kriz po vujn s kan buk me onger..
    Kurse sot gjith klysht e Dulls,n Amerik i ke.
    E shajten sa e shajten dhe tash luten per i viz atje
    Yyyy
    Komb kuterbues plenor.

    1. Gano says:

      Do tju qijm o do tju qijm po ku rrini me shpi.U bon plehrat me fol per gjigandin Enver Hoxha.E beri Shqipnin shtet me ligje te forta ushtri te fort institute shkencore dhe kuadro qe sot nuk i gjen ne bote.Zhduku analfabetizmin i boni te gjith me shkoll.Sot ke gazetare qe nuk dine te lidhin dy llafe.Lene pastaj qe njerzit jan bo me mjekra dhe ngren bythen perpjet, dhe u bon milardera hajdut e te korruptumt.Enver gjiganti ja kpuste koken shkerdhatave qe sot vjedhin dhe tallen me fukaran

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ダッチワイフ

    等身大ドール なぜ男性は実際に女性よりも等身大のダッチワイフに傾いているのですか?彼氏のために賢明なシリコン人形を購入する必要がありますか?保護された人形店をオンラインで選ぶにはどうすればよいですか?ラブドールが高齢者の情熱的なうつ病を和らげる方法

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje