FOTOT/ Ambasada e SHBA: Inxhinierët amerikanë bënë vlerësimin strukturor të 14 ndërtesave në Durrës

4 Dhjetor 2019, 12:24Sociale TEMA
FOTOT/ Ambasada e SHBA: Inxhinierët amerikanë bënë

Ekipi i inxhinierëve të ardhur nga Amerika për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit kanë përfunduar ditën e djeshme vlerësimin strukturor të 14 ndërtesave në Durrës.

Në një shënim në faqen e saj zyrtare ambasada amerikane në Tiranë, thekson se po dje partneri i tyre vendor, Kryqi i Kuq Shqiptar, ka shpërndarë ushqime, batanije dhe artikuj higjene për 70 familje.

“Zyra për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID në Shqipëri vazhdon të mbështesë përpjekjet për ndihmë ndaj tërmetit të 26 nentorit.

 Dje, partneri i tyre vendor, Kryqi i Kuq Shqiptar shpërndau ushqime, batanije dhe artikuj higjene për 70 familje, ndërsa ekipi i inxhinierëve mbaruan vlerësimin strukturor të 14 ndërtesave në Durrës. #ShbaQendronKrahShqiperise”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA. (TemA)

1 komente në “FOTOT/ Ambasada e SHBA: Inxhinierët amerikanë bënë vlerësimin strukturor të 14 ndërtesave në Durrës”

  1. Raimond vlonjati says:

    Avleresim strukturor esht i lehte fare , dhe behet me nje pajisje te vogel qe perdor x-rays ,si ne radiografi ,
    te cilat depertojn ne strukturen e kollonave te betonit dhe te japin sinjale nqs struktura eshte e demtuar ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje