Rrëfime tronditëse vijojnë të vijnë nga Thumana, aty ku prej mëngjesit të 26 nëntorit ka pllakosur dhimbja, trishtimi dhe zia, ndërsa e gjithë zona ndodhet nën rrënoja.
Mes lotësh, xhaxhai i Klement Çupit, të riut që përloti me mijëra zemra në mbarë botën, pasi luftoi me vdekjen mbi 16 orë nën rrënoja dhe nuk fund mbylli sytë përgjithmonë, tregon çastet e fundit me nipin.
Në një intervistë për gazetarin e “News24”, xhaxhai rrëfen në lot si i vdiq nipi para syve, ndërsa shton se një gjë të tillë nuk do ta harrojë kurrë.
Çfarë keni humbur?
Tre pjesëtarë të vëllait, vëllanë, kunatën dhe nipin.
Kur e morët vesh lajmin?
Në 4, 4:10 të mëngjesit, mora në telefon vëllain Hamzain, më tha nuk kemi gjë në Tiranë. Kur i bija telefonit në Thumanë, vëllait Hajredinit, nuk e hapte telefonin asnjë. Atëherë u nisa direkt, njëkohësisht i thashë edhe vëllait Hamzait, që diçka në Thumanë ka ndodhur. Ai e konfirmoi se pallati i vëllait është shembur totalisht.
Nisemi poshtë, rreth orës 06:30 mbërrijmë në Thumanë, çfarë të shihni atje, ishte një skëterrë e vërtetë. Tentuam t’i shihnim të gjithë, nuk na la policia, duke përjashtuar vetëm Aleksin, që e gjetëm të gjallë dhe që e nxorën shpejt nga gërmadhat. Kur shkuam në anën tjetër të pallatit pamë djalin tjetër, Kelmentin, që bërtiste “ndihmë, ndihmë”, por që nuk arritëm dot ta shpëtonim. Bëmë të pamundurën, edhe ekipet nga Kosova, ato greket bënë ç’mos, por ishte e pamundur. Vetëm pjesën e Klementit nuk do ta harroj kurrë, ai bërtiste “xhaxhi më shpëto”.
Do bëj të pamundurën i thashë, do të të shpëtojmë. Përpjekjet ishin deri në orët e vona të darkës, madje kërkoi edhe cigare. Qendrat shëndetësore bënë të pamundurën, i bënë gjilpëra e serume. Gjatë darkës kërkoi edhe batanije, se kishte ftohtë. Një doktor grek na tha të mos mërzitemi, se do ta nxirrni shumë shpejt të gjallë. U bë e pamundur, nuk arritëm dot, fjala e fundit që tha “vdiqa”, kaq ishte amaneti i fundit.
Ata kanë 20 vite që rrinë në Thumanë, ky pati ardhur ka dy ditë nga Anglia për një gëzim familjar, për fejesën e vëllait, Aleksit. Kishte mbi 15 vite në Angli, kishte ardhur vetëm dy ditë më parë.
Pa fjale. I pafat. U prehsh ne paqe.
Per kete ka mbetur thenia ne popull se njeriu eshte me i forte se guri. A s’eshte keshtu kur meson kete rrefim kaq te dhimbshem te xha Klementit per nipin e tij deri ne çastet e fundit para vdekjes dhe pa mundur per t’ia shpetuar jeten nen rrenojat pas termetit! Jo, gurit do t’i binin copat, kurse njerit jo, sespe nuk ka ç’te beje ! Mbahuni i forte xha Klement, s’keni se çfare te beni, jo vetem ju, por askush tjeter. Veç per nje sekode t’i kujtoni tragjedite qe kane pesuar dhe perjetuar familjet shqiptare te Kosoves ne lufte me Serbine, nga faktori njeri dhe jo ai i natyres, mjafton per te gjetur force per ta perballuar dhembjen! Ngushellime per nipin dhe per gjithe te tjeret sa e pesuan nga tragjedia e termetit!