Braçe: Ku janë ndërtuesit e Tiranës? Duhet t'iu përgjigjen banorëve për pallatet e dëmtuara

4 Dhjetor 2019, 09:35Sociale TEMA

Në mungesë të kryeministrt Edi Rama, mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillt të Ministrave është drejtuar sot nga numri dy i qeverisë Erion Braçe.

Gjatë fjalës së tij, Braçe u ndal tek shtesat e pallateve, ku theksoi se për ato që janë me leje do të mbajnë përgjegjësi zyrtarët. Po kaq ai u bëri thirrje ndërtuesve që të marrin përsipër riparimin e pallateve të dëmtuara në Tiranë.

“E fundit që kam, ka të bëjë me një fenomen që po e has gjithmonë. Çfarë do të bëhet me shtesat me leje dhe pa leje që janë bërë mbi pallatet e ndërtuara para viteve ’90.

Tek ato që janë bërë me leje që rrezikojnë strukturën e pallatit, mbajnë përgjegjësi të gjithë zyrtarët që i kanë bërë.

Ata që i kanë pa leje mbajnë përgjegjësi individët që i kanë bërë. Do të duhet ta kemi në vëmemendje edhe këtë fakt”, tha Braçe.

Më tej zv.kryeministri u shpreh se në krahasim me Durrësin, ndërtuesit e pallateve nuk janë paraqitur në Tiranë për të parë dëmet dhe se janë vetë banorët që po bëjnë ndërhyrjet. Braçe kërkoi që situata në Tiranë të merret nën kontroll.

Ndërhyrjet e ndërtuesve në pallatet që janë ndërtuar. Më duket sporadike paraqitje e tyre. Në Tiranë nuk është paraqitur askush nga ndërtuesit.

Janë banorët vetë që po ndërhyjnë në mënyrë të pakontrollur në ato mure. Procesi në Tiranë do të duhet të vihet nën kontroll. Unë personalisht kam marrë një seri shqetësimesh, që lidhen me atë që nuk duken.

Kryesisht garazhet që janë sharruar kolonat. Duhet ti përgjigjemi banorëve. Puna për evidentimin e ndërtuesve të pallateve duhet të pëfshihet me ata që kanë dhënë lejet e ndërtimit.

Nuk kanë përmasën e Durrësit por duhet tu japim siguri njerëzve. Së fundmi, ende nuk kemi një përgjigje për instrumentat finananciare. Do na duhet që sa më parë të keimi një instrument financiar”, u shpreh ai.

Ndërkaq, më herët ministri i Zhvillimit Rural, Çuçi u shpreh se sot përfundon strehimi i familjeve të viktimave.

Po përgatitet bonusi i qerasë. Mbrëmë na kanë ardhur ndihmat nga Turqia, Kroacia, vijonë ndihmat nga Kosova”, tha ai teksa shtoi se prishja e objekteve jo të sigurta do të vazhdojë.

6 komente në “Braçe: Ku janë ndërtuesit e Tiranës? Duhet t’iu përgjigjen banorëve për pallatet e dëmtuara”

  1. Olti says:

    O ju jeni ne qeveri vari ka… po mjere ne thuaj qe s’kemi cfare tjeter te zgjedhim!
    Edhe sikur neser te behen zgjedhjet per ke te votosh, per ate debilin e pd-se!

    1. Babuci says:

      Brace,kujdes me ndertuesit e Tiranes se ata jane oligarket e Rames qe te heqin ty per 24 ore nga posti!
      Kujdes vogelush,se vjen Rama dhe te jep nje te shtyre qe te shkosh te shesesh fara lule dielli!

  2. Detari says:

    kujt i ankohet ky liliputi? Kryetar bashkie ka patur dhe ka 2 turqirat ramazonin dhe velin

  3. Klimax says:

    Ndertueset dhe individet nuk do te mundnin kurre te ndertonin me “leje” apo pa leje ku te mundnin e sa te mundnin ne qoftese ne kete vend ne 30 vitet e fundit nuk do egzistonte ligji i te “fortit”, i te “zotit”, i korrupsionit, i mafies, por shteti me ligjet e tij!
    Ndertueset e individet pra gjeten shesh e bene pershesh! Qeverisjet e korruptuara, pa perjashtim,te gjithe hajduta e matrapaze pa cipe ne faqe ndertuan kete shtet dhe sot me paturpesi (pa kerkuar as falje) kerkojne llogari ne vend qe te japin llogari!!!!

  4. Al says:

    O Braqqqqqeeeee po zyrtaret e lejeve ku jane….ne gjykate te gjithe ndertuesit dalin pa lagur maksimumi e hane inxhinieret e drejtuesit teknike……lejet i kane te certifikuar,instututi ndertimit ka dhene ok….po I denove ti fitojne ne Strasburg e shteti do paguaje prape….njerexit te sigurohen me polica….

  5. rexha 10 says:

    JANE ATO NDERTUES ,QE PO JU NUKE I NJIHNI KURE VJENE PUNA QE NDODHIN TRAGJEDI,SI KJO QE NDODHI.
    TANI PO MUNDOHENI SE KUJTE ME JA LE KOPILIN NE DERE. QEVERITE JENI JU KETA 30 VJETE TE SHKATRRIMIT ,DHE JU PA PIKEN E TUIRPIT BENI PYETJEN ,KU ESHTE HAJDUTI’ ,?KU ESHTE VRASESI,KESHE ESHTE HAJDUTI QE VODHI PLLAKAT E E KULLES SE KULTURES PJETER ARBNORIT? KU ESHTE HAJDUTI I FLORIRIT ,?KU ESHTE HAJDUTI I VJEDHJES SE ARMEVE E MONICIONEVE? HAJDUTET E VJEDHJES SE REZERVAVE TE SHTETIT?
    KU ESHTE HAJDUTI I MALIT TE TOMORRIT .QE PO E KTHEN NE FUSHE?KU ESHTE HAJDUTI I PRERJES SE PYJEVE,?KU JU I DHATE LICENSE PER TE BERE AKTIVITET.etj.VETEM NJE GJE KENI NDRYSHUAR JU zoti BRACE,TE GJITHE VRASESIT DHE HAJDUTET QE ISHIN NE ATE VENDE I BETE ME LICENSE.ME PAKE LLOGJIKE I KOMANDON SHTETI-. I BIE ME THENE ZOTI BRACE SE JU MUNGOJNE HAJDUTET KER I THIRRNI NE APEL
    PO TE JAPE NJE KESHILLE ;BEJENI APELIN E HAJDUTEVE CDO DITE NE OREN 8 TE MENGJEZIT ,DHE JU GARANTOJE SE NUKE KA PER TJU MUNGUAR ASNJERI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje